Landscapes of Repair: Ftesë për Kontribute

FTESË PËR KONTRIBUTE
Ekspozita në internet Landscapes of Repair
Afati i fundit: 31 maj 2021


Ftojmë Kontributet për një ekspozitë në internet mbi landscapes of repair në Kosovë dhe në Ballkanin
Perëndimor, që hapet në korrik 2021. Jemi të interesuar t’i shfaqim pesë vepra ekzistuese nga artistë me
bazë në Kosovë që e përfaqësojnë ose merren me temën e ekspozitës përmes një varieteti të mediave
artistike të përshtatshme për platformën Kunstmatrix, përfshirë fotografitë, filmat e shkurtër, fjalën e
folur të regjistruar dhe multimediat.

Projekti Landscapes of Repair

Landscapes of Repair është një projekt bashkëpunues mbi peizazhet post-traumatike në Kosovë, që rrjedh
nga një partneritet ndërmjet Universitetit të Shefildit [University of Sheffield] dhe OJQ-së ndërkombëtare
forumZDF. Ky projekt e lidh hulumtimin e Universitetit të Shefildit për peizazhet post-traumatike me
ekspertizën e forumZFD-së në trajtimin e të kaluarës në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Landscapes
of Repair po përpiqet ta krijojë një platformë bashkëpunimi përmes përfshirjes së studiuesve lokalë,
rajonalë dhe ndërkombëtarë, aktorëve të shoqërisë civile, komuniteteve lokale dhe artistëve me fokus në
krijimin e vendeve post-traumatike dhe në ndërtimin, disponueshmërinë dhe transformimin e hapësirës
publike brenda Kosovës së pas konfliktit. Duke e vënë në plan të parë rikuperimin e lokalizuar të
hapësirave që janë formuar nga trauma në rajon, projekti inkurajon hulumtimin akademik, dokumentimin
dhe artikulimin e aktorëve të shoqërisë civile në kontekstin e riparimit të peizazhit si tregues të dinamikës
socio-politike lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Ekspozita

Ekspozita është njëri prej tri produkteve të këtij projekti bashkëpunues në vazhdim e sipër. Bashkë me një
(i) simpozium dhe (ii) publikimin elektronik për të njëjtat tema, (iii) ekspozita kërkon të përfshihet në
përgjigjet civile, artistike dhe kulturore për trajtimin e të kaluarës në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor,
në proceset restauruese të memorizimit lokal dhe rikonstruktimit arkitektonik, dhe restaurimit të
hapësirës publike nga ata që e krijojnë, okupojnë dhe e përdorin.

Secili artist kontribuues do ta marrë një honorar prej 400 eurove për kontributin e tyre dhe do t’u
kërkohet ta ofrojnë një bisedë të regjistruar paraprakisht ose të drejtpërdrejtë për punën e tyre artistike
në simpoziumin shoqërues. Kontributet e propozuara nuk duhet të kalojnë 1-5 MB dhe duhet t'i
përgjigjen secilës prej pyetjeve në vijim:

Luteni t’i dërgoni përgjigjet tuaja në formularin e aplikimit në Google këtu deri më 31 maj 2021. Luteni
t’ia drejtojini ndonjë pyetje që keni emily-rose.baker@sheffield.ac.uk.

FILTRO

READ THIS ALSO