Th.M.

Photo by: Korab Krasniqi

Rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë (9/10)

Nuk desha me hy te ai lokali

Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që kishte qenë qëllim në vete.

Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.

 Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës. Është rrëmbyer dhe mbajtur me orë të tëra në një kafene nga paramilitarët serbë.

 

Rrëfimi në vetën e parë: Shyqyr që shpëtova gjallë

TH.M.

Jom ni person pak i hareshëm, po kanihere jom edhe pak nervoz, e di veten. Po kur jam nervoz, nuk muj me e tejkalu ato pa u qetësu ose pa përdorë naj medikament për me pushu pak, me flejtë pak, me dalë jashtë. E tjera herë, jom e qetë kështu, po e nij veten, gjithë here e nij veten që s’kom mujtë me ba ato që duhet me e ba. Ish dashtë a din me kanë dikushi, po tash, koha ka shku s’ka metë kurgjo, s’paku njeri kish mujtë me e ba nji zgjidhje, ni rrugë t’veten. Mos me kanë e varun prej kurrkujt. As prej burrit, as prej kurrkujt.

S’kom dashtë me kon e varne prej kurrkujt hiç. Kom dashtë me kon vetja gjithë. Edhe si fëmi jom kanë qashtu. Si fëmi jom kanë fëmi i zgjutë. Ma e veçantë, diqysh i kom ba senet diqysh ma t’veçanta.

Edhe e kom dashtë shumë librin, ma shumë e kom dashtë librin se sa naj teshë me ma ble dikush. Me ma ble mu ni libër, une jom gëzu ma shumë se për ni teshë që ma ka ble... ajo tesha osht çky. Vjerrsha kom mësu shumë.

Edhe e kom pa andërr shkollën gjithë. Edhe kur flejsha n’gjumë edhe te burri, andërr e pajsha që po du me vazhdu shkollën. Shkoj n’shkollë edhe o kanë shumë interesant. Po qysh u kanë at’herë veç deri tetë vjet i kom kry.

Kur me thanë që s`kam me vazhdu ma shkollën e kom ni veten shumë keq, a din, veten. Po ata, nihere menojsha apet, e kisha ni shpresë, unë apet e lejsha veten me shpresë, “Hajt noshta shkojmë n’shehër e noshta m’çojnë n’shkollë”.

Noshta ka njerëz që e hupin shpresën menihere. Unë nuk e hupi shpresën, apet e la ni derë t’hapun që muj me ba diçka edhe mas ni kohe.

Me babën jom shku gjithë. Ku kom shku, veç me babën. Krejt punët e meshkujve i kom ditë ma mirë se t’femnave. Kom punu, me bajtë metra, shlepera, krejt qato i kom bajtë si mashkull. Kom vozitë. Edhe krejt thojshin, “A osht djalë a çikë?!” Se s’mujshin me ditë a jom djalë a çikë. Edhe unë tani a din, diqysh i nimojsha me vullnet, kisha vullnet. Ato punët tjera t’mashkullit që nuk t’lodhin. Punët e femrave, tonë ditën i ban, edhe kur t’kqyrsh knej, apet njëjtë bahen, apet vazhdimisht i ki qaty me pluhna, me fshi me krejt. Ato kurrë nuk përfundojnë. E t’mashkullit e bon, po dihet se çka po ban.

Si vajzë e rritun kur jom kanë kemi ardhë n’qytet. N’qytet nejsha veç n’shpi. Shkojshim me çikat e dajës, t’hallës, u bojshim tubë natën. E bojshim ni muzikë, ni lojë, at’here mo s’ki menue ma shumë, kishe qe veç me u aktivizu me naj shoqe, me u knaqë, me lujtë. Edhe atë kohë, ajo kurrë s’ëm shlyhet si jetë e përgjithshme e mirë, a din me shoqe.

Mu m`doket që a’ëherë u kanë ma mirë se e re. Edhe tashti t’rijtë i përjetojnë si na. Na menojmë që o kanë at’here ma mirë, edhe tash osht edhe ma mirë se at’here.

Po, secili e din gjeneratën e vet, e i pëlqen, po tash o metë me thanë, “At’here ma mirë”.

 So kanë at’here ma mirë, kur t’i kqyrë do fakte, hiç, çfarë ma miri (qeshet?!). As s’ke pas rrymë nëpër katune, katastrofë o kanë, katastrofë o kanë. Gjynah o kanë me i pa njerëzit, si parahistorikë jonë kanë, po çfarë miri.

At’here s’i kanë trajtu njerëzit, ma shumë i kanë trajtu... i kanë dashtë kafshët sesa njerëzit, s’i kanë interesu për fëmi. Fëmi kanë pas plot, s’i kanë interesu as qysh as tek a... Noshta o smu, dej ka ba me dekë e ai s’e ka çu as te mjeki.

“Hajt se çohet”, bile as s’kanë menu për ta, veç kur e ka pa që s’po çohet hiç, s’po ha tri ditë, qat’here ka thanë ta çoj te mjeki. Nime senet noshta jonë kanë origjinale. Po edhe nuk kanë pasë me hangër.

 Ata kanë pas qata tamël, e kanë ba lang, s’kanë ba kësi të trashë si djath, po e kanë ba si ujë e krypë i kanë qitë edhe e kanë ngjy. Se me pas djath jon knaqë, po as si djath s’kanë pasë. Mishin që e kanë pre t’gjallin, këto i kanë rujtë për mysafirë. Veç ku kanë nejtë me javë qytetarët aty, ata kanë punu për ta. Ata apet s’kanë pasë, çka jonë metë prej tyne i kanë hangër.

 Edhe babgjyshi jonë, na ishum t’vogël, na e vetshum babgjyshin tonë, “Qysh o kanë at’here koha?” E babgjyshi tha, “At’here e ka pasë Shypnia krejt Kosovën”. Po gradualisht, qysh i kanë marrë drithnat e tokën qysh ia ka marrë masi o ardhë Shypnia. Qysh drithnat e këto përgjysë, kush ka punu o shku ia ka marrë shteti. Sikur tash që marrin tatimin e shpisë që vijnë me pagu. At’here shteti ia ka marrë krejt. Edhe tha, “U dufke me mjelë, me ia dhanë gradualisht. O kanë Shipnia, krejt Kosovën e ka pasë”. Edhe tash po m’doket po don me ardhë edhe koha e tashtit si e at’hershit. Jonë hi kadal-kadal shpijave. Gradualisht t’u hi si kryetarë, si zavendës, kadal-kadal. Edhe unë po m’kujtohen senet, kur po nij nëpër televizor tash çka po bajnë, po m`kujtohen  fjalët e babgjyshit tem.

Kur u fejova u kanë koha e demonstratave. At’here kanë qitë qesi sene, t’fala e... na s’jemi pa at’here nërmjet veti. Na jena kanë, po at’here s’u kanë koha m’u pa mes veti.

Veç përmes fotos po, se kështu jo. Edhe qashtu... vazhdimisht nji vjet, mas ni vjete, qashtu para luftës jemi martu. Jem martu me kerre, edhe at’herë, edhe o kanë koha, qysh o kanë ktyneherë me do defa, me do... palidhje. Qysh i kanë bo a din, muzika se muzikën s’kanë mujtë me bo kështu, a din...

Po, o kanë mirë, o kanë për dasma, o kanë mirë se shpijat s’jonë tutë që po iu damtohen, se s’kanë pasë shpija me thanë. Tash ti p’e bon me mobilje, me tana t’mirat, e pe merr ni sobë t’mirë. Për dy orë mysafirt në dasëm ta bojnë mozomakeq.

Po unë kurrë nuk kom lakmu. Kom pas qejf me ba mirë edhe fëmitë i kom mësu me ba mirë. Se Zotin nuk munemi me pa n’fakt kërkush. Hiç kërkush s’munemi me pa. Qe po kthehemi na, po vishem, e po pshtillem me shamija me sy e me krejt, edhe p’e respektojmë Zotin. Zotin e respektojmë me kanë njeri i mirë, e i ndershëm, se pse e vnon ni shami e pse e ki zemrën kërkun hiç, se Zoti s’un t’bon kurgjo. Zoti i don ata shpirtnisht që jonë t’mirë, e jo që pshtillet e e tutë dikon aty. Na s’po shkojmë përpara, po po kthehemi mrapa.

Kur jom martu, a din, jom konë e knaqun që po martohna n’qytet e nuk po martohna dikun me ni katun. E n’katun s’kom dashtë me shku hiç. Tek e fundit, me t’kallxu, kur ka thanë dikush, “P’e lypë qitu”, jo që si, kom thonë, “Mu s’ëm intereson, a osht katun?” “Po” “Hiç! Pa martu rri, e n’katun nuk shkoj”. I kom thonë atyne, “Mshoni vijë!”

Qat’here kur u martova jonë konë demonstratat, e hajt, e hajt. Burri o kanë, pak o kanë si xheloz, edhe o kanë pak... diqysh qysh jonë kanë ktynehere... Po une me to mirë kom kalu, me vjehrri, e me këto e... a din. Pak para se me u shpallë lufta, qat’here iu kanë nda, a din, kunetë. Tani une me vjehrri, kunetë. Tani këta vjehrria kanë jetu deri mas luftës. Edhe, a din, kemi nejtë ni kohë t’gatë me kunetë, derisa i kemi pasë edhe fëmitë. Tani e ki pa kur rriten fëmia, rroken fëmia nërmjet veti, jo ky, jo ai. Se mos m’u kanë fëmia, s’dahet kurrë shpija. Ka punu burri se vjehrria jo. Kanë punu edhe kunetët.

Mandej nisi lufta. Neve na kujtohet veç kur na kanë qitë prej shpisë. Jemi dalë prej shpije. M’doket jemi dalë n’rrugë. Tani u bashkangjitën kojshitë e kushëri e plot, u bamë... bashkë me kojshi aty. U bomë afër qaty dikun, afër jemi shku. Edhe u bamë bashkë krejt me ni ven, a din. Se erdhën do të UÇK-së, do a din, edhe u enshin asajde. Veç i kqyrshin, tani thojshin mas atyne, knej na mysin. Po këta të UÇK-së ishin n’grupin e popullatës e ardhshin, se ata s’dojshin me u kthy hiç, s’kishin me çka. Kur na po shkojmë te ata kojshitë, po dalum, kur po dalum qe t’veshun. Na kishe UÇK-ja, ata shkije me maska me krejt. Na te kojshia, thamë hajt t’shkojmë te shpija t’marrim diçka ata thanë, “Jo, mos t’ju gjejmë anej se ju vrasum. Poshtë shkoni” “Kah me shku?” thamë. “Shko nëpër Makedoni, a Shipni, veç dilni dikah, ecni. Këtu s’keni çka vini mo”. Dulëm n’mal. Menojshim që po kthehemi, hajt n’mal, ai kur na pajtën n’shpi, t’sheh edhe n’mal se ata dalshin nëpër brigje me snajpera.

Dy ditë, ni natë bujtëm n’mal, t’dytën qysh me bujtë me fmi, fëmia e vogël. Thash, “Valla në m’vrafshin, n’shpi po flej”. Bile flej, këtu çka me bo, ku me flejtë me fëmi, u mërdhijshin, djalin e vogël e kisha. Edhe, tash ata po na gjujnë me snajperka, prej atyshit na shohin prej bregit edhe na gjujnë. Bjen plumi ngat llastiki, po kon me ta rrokë. Dalin krejt... ata krejt na kanë pa qysh po ikim. Edhe u nisëm me ikë tani prej atjehshit e me do traktora e me do gjysa kamë, e hajt, e hajt, e hajt, e hajt. U nalëm me ni ven, ishin kanë t’stacionumë, ata prej s’largti na kanë gjujtë, s’jonë kanë kërkush. Ishin stacionu pak para se me hi n’qytet. Edhe, na bujtëm ni natë, e rrugës u ulëm rrugës me fëmi, napër traktora, do tu ecë edhe bukën çka e kemi pasë me veti, qata tjetër s’kishum mo. T’nesrit, hajde tash tu vra, tu i zhdrypë prej traktorit, tu na maltretu, do i vrajshin, do i prejshin, femnat do... Tmerr! Edhe njerëzit jonë t’rijë, shumë m’u kanë dhimtë kur i kanë qitë me i vra. Se i vrajshin plot. Po ata kështu gjujshin po s’i vrajnë, po ata t’rijë.... T’ia lshunë brrrrr (imiton zhurmën e armëve v.j.) automat, e i vranë. N’prrue rajshin, se kon e vrajshin n’prrue rajshin. Krejt aty prrojve, tu i vra, tu shku... aty 150 vetë jonë vra plus n’ni shpi i kanë shti i kanë rrehë, i kanë maltretu, i kanë rrehë. Aty e kanë shti edhe burrin tem, po ai për fat t’mirë tha, “Pshtova! Se aty veç i bijshin krejt, e i rrehshin, more hiç s’i interesojke, me shipkë  i rrehshin. Na veç u dridhshim prej tute. Po patën ardhë, erdhën me automata n’kerr, tha, “Pare”.

Na zhdrypën apet prej traktorit. “Hajde se babën Klinton p’e doni edhe nanën Ollbrajt, hajde!” ata thojshin, se qito rene na i dijshum edhe pse folshin serbisht. Ja bomë, “Jo, jo, s’pi dojmë ata as kurgjo” tha, “Po, po p’i doni ju ata, hajde, hajde”, i murrën e i shtinë edhe ata në ni shpi. I kanë rrehë edhe atje, i kanë mytë, do t’plagumë qysh ia u kanë ngulë thikat, edhe rrugës, se s’ka. Masanej e vrajnë dikon me thikë, e kanë rrehë edhe ma zi. Me dalë prej kolone, sikur me t’hangër uki t’vrajshin. U duftë me u marrë me i zatetë tani kolonën që me hi n’grup t’popullit ku jonë mbetë, se gjysën i kanë nxonë qashtu i kanë mytë, 150 vetë, s’jonë kon pak. Unë kur e pashë nji njeri t’vramë, thash, “Ha e paskan vra”. Veç m’u ka dridhë vërrrr  a s’guxojsha me thonë kurgjo, as hiç, hiç veç m’u ka dridhë trupi, as s’guxojsha me thanë kurgjo, as hiç. Qajo jakne që e kish pas kish metë e palutë. Edhe, ma prej rrugës gjujshin, na ishum ma poshtë, ngutu me hi midis kolonës, se na ishum përmas, po me na nxerrë problem. Po u ngutëm me traktor, e hijmë para tre-katër traktorave, si n’midis. Femnave na thojshin, “Hajt, hajt se keni pare”. A din, dojshin me t`desh me kqyrë ku i ki paret. Kqyrshin me t’i deshë pantollat, “I kanë paret qitu”. Me thika, hiç s’iu interesojke atyne.

Edhe u kthymë n’shpi. Po masi u kthymë n’shpi, nuk kishim çka me hangër, s’kishe kurgjo, u dufke me dalë m’i ble fëmive do sene. Po me ble s’kishe ku e shkojsha te familja jeme. Shkojsha me iu marrë harç. Kishin pa pre pasterrëm, t’mitë. Kishin harç ata për me hangër, për me pi, ka pasë sa t’dushë. Edhe dulën ata, u çkepën, shpija met vetë, tash unë shkojsha te nana jeme me marrë sene. Edhe tani tu shku këtu, a din, tu shku te nana jeme, kur ishin kanë policët atje, nji lokal u kanë, si kafe a s’di qysh u kanë me xhama i ndërtumë n’rrugë. Edhe tu shku, s’kishe kah ia man aty, s’kishe kah shkon se ata t’pajshin. Tani qaty, mu m’ka ndodh kjo... a din... kjo dhuna prej tyne. Aty jonë kanë mos gabofsha, jonë kanë gati dhjetë veta, mu ka dokë mu noshta, po plot mu dokshin që jonë, kështu prej tutës. Edhe aty, shkova, ata folshin serbisht, unë s’i kuptojsha, po ata a din, folshin serbisht. E unë s’kom dashtë me hy brenda te lokali. Ata me zor m’kanë marrë. Edhe a din tu m’rrehë. E tani e kanë nxjerrë thikën, m’kanë rreh kështu e kanë nxjerrë thikën ma kanë pre pak ni gisht, m’kanë pre n’kamë, e kom ni shejë. Edhe, masi m’kanë ra me thika mu m’ka ra t’fiktë. Ata tani ia kanë nisë tani n’lokal me m’zhveshë. T’pijavtë me automata e jonë kanë... A din, shyqyr që o shku ni kohë kogja e gatë pak, a din, se s’un i kisha përballu me tregu.

Prej at’hershit kom problem me zorrë t’trashë. Prej at’hershit se ata ishin kanë qashtu t’dhunshëm edhe kur m’ka ra mu t’fiktë nuk e di sa kom nejtë aty. Po mas ni kohe nuk e di sa kom nejtë aty, nuk e di as vetë. Po jom shku pak para akshamit n’shpi, a nuk e di aty sa kom nejtë se unë kur jom shku n’mëngjes me marrë ushqimin. Edhe, kur pak para akshamit, i morra qaty do tesha... ata veç e kanë kry tu m’dhunu edhe jonë shku.

Unë e maj mend veç fillimin. M’ka ra t’fiktë edhe ata, nuk e di tani hiç çka kanë ba, a kanë nejtë, a qysh a çka kanë ba me mu, po kur jom çu e kom pa që kom pas shumë gjakderdhje prej zorrës t’trashë. Edhe i kom marrë une, jom ndreq pak, i kom marrë do tesha, do i morra. E kur u kfjella pak, shkova te familja, te t’shpisë tem, masi e dijsha që osht shpija jem, a din, te t’familjes. U konë e zbrazët. E jam shku atje, edhe jam pastru, jam ndreq. Se ma rahat e kisha shpinë tem, t’familjes tem. Edhe shkova aty m’u pastru, m’u nreqë e mos m’u dallu a din, me i ra n’sy dikuj, masi isha pshtue gjallë. Edhe e luta Zotin, thashë shyqyr që kokna pshtue gjallë, për qata fëmi bile. Edhe, kur u ndreqa te shpija jeme. Thanë, “Pse u vonove?” thash, “Po s’guxofta me dalë”. Kur u ktheva vjehrrit i kallxova. Tha, “hiç mos e bo t’madhe, shyqyr që koke pshtu gjallë”.

I thash, “Te qikjo përpjetëza”, qështu-qështu. Tha, “Hiç kurgjo s’koka bo, veç që je pshtu gjallë se kanë përjetu njerëzt shumë e ma shumë sene. Kjo ndodh... masi ke pshtu gjallë mirë u bo, masi s’të kanë marrë me t’çu dikah e mos me ditë na kah je, me t’zhdukë krejt”. Tha, “Edhe shuj, mos e bo t’madhe se koke ngjallë për s’dyti herë”. Pak m’dha vullnet vjehrri, u kanë shumë i mirë edhe i dashtun kështu shumë.

Më ka mbështet shumë. Jom konë me tutë tani. Edhe dej... u shnosha, ai i dijke do sene, do barna i marojke, do ilaçe a din, m’ka pa nihmu shumë. S’ka pasë nevojë me shku te mjeki se ai u kanë shumë si doktor u kanë. Diqysh u niva mirë e rahat, kur ma tërheki vërejtjen, kur m’tha “Shyqyr që ki pshtu gjallë” se a din kur menojsha veç për keq, veç kështu...

Këtyne tjerëve u thash  qështu-qështu “Jom trishtue t’u ikë prej tyne, prej shkijve t’u ikë, prej policëve, jom vra edhe qështu”.  Masi shyqyr Zotit, as s’u bo ma keq, jem pshtue mirë. Tani mas lufte i pajsha do andrra, i pajsha... Gjithë u tutsha natën, u frikësojsha natën u çojsha. Ai burri, “Çka ka bre? Çka ka që gjithë natës s’po m’len t’u britë?” “Po prej luftës t’u pa, t’u ikë prej shkijve”, s’mujsha m’i kallxu se nuk o’ kanë tip që m’i kallxu. Vjehrri o kanë shumë i mirë, si mos me kanë i tyne. Vjehrri o kanë, si mos me pasë ato djalë. O kanë i qetë, o kanë i mirë. I kuptushëm. I ka kallxu senet mirë, u kanë, a din me t’i kallxu, me t’i shpjegu senet po me t’met’ marak me i ngu. E ky djali i vet, si mos me kon i tijna hiç, a din hiç... ashtu me i marrë senet ma nervoz. Vjehrri u kanë shumë njeri i mirë, shumë i urtë për tana senet, a din. Ka ditë me na këshillue, me na nihmue. Ma shumë se babën e kom dashtë.

Tash kam probleme me fjet. Sidomos menihere mas lufte. U çojsha kështu, edhe hala kanihere. Kanihere kur bahna nervoz, a me ni diçka keq mu m’ndodhin ato frikësimet e luftës. Tu ikë, tu njekë, tu... dhunu, a din, m’shfaqen ato. Kur ni ngjarje diçka t’kqija që m’vranë.

E mytën... ose me pre diçka, ose me pa naj film t’keq, me ba me m’ra n’sy, unë s’i du filmat. Nuk i kqyri asnjo. Që thotë dikush, “E kqyri qit film” hiç nuk i kqyri filmat. Që s’ka njeri që s’i kqyrë...

Kqyri  diçka humor me keshë. ..Me burrin?! S’e di. Mas luftës osht pak ma tip nervoz, pak ma... kanihere m’shkon shumë nerva, osht shumë nervoz, shumë t’bon mu ni keq. Po nuk muj a din me ia shpreh, e kështu i kam a din diqysh, i kam ni fjalë shumë nashti kshtu i ranë.

Djalin e kam, shumë t’nihmon kur t’sheh që je nervoz, e kështu... e ai ka nejtë shumë edhe me babgjyshin e vet, thojsha mos i ka tregu ai najsen a... ky s’ka tregu. Veç munohet me t’qetësu, munohet kështu, a din, me t’folë me atë anën me bo hajgare e sene, me i qitë n’anë pozitive, a din, mos me shku te senet e kqija, me menu keq. Veç me t’qitë n’anën pozitive, a din. Nuk don me t’lanë ato sene me menu keq. Ka qef me t’qitë me shëtitë, ka qef qështu a din... me t’ba argëtuse diçka. Mos me t’lanë me nejtë me kujtue me mendime... Me t’ba nervoz nuk ka qef, a din.

Djali m’thotë “T’ishe kanë ti shkrimtare, a kishe shkru?” , i tham, “Për kangë a? Për kangë që p’i qesin dy-tri fjalë, pesë qind kangë i kisha bo. Për qësi kangë sa t’dush i kisha ba”. A din me i përshkru nihere, nihere e shkrun nji fjalë, dy fjalë, cilat t’pëlqen i nxjerrë prej tyne, i bashkon a din. Edhe kur osht t’u knu, ty t’kujtohet tjetër... ndryshe. A din, e kundërta, ose kur je tu udhëtu t’kujtohet diçka kundër. Krejt senet t’kundërta t’kujtohen, e qato i përshkrunë, se qato nuk... mun me përshkru qato që e sheh, po qato që e menon. Qajo që e don me nxerrë veç prej vetit. Se nuk munesh me shkrue.

Kur ka vdekë vjehrri vallah keq, shumë keq. Edhe hala a din, me menu, me folë për to shumë, nuk muj me ni.

Deri qitash sa jonë kanë vjehrria, mirë jem kanë. E tash knena u kanë ma shtirë. Qetash e kena ma shtirë se që e kemi pasë. Se kur u kanë vjehrria, i kanë nihmu djemtë e vet, a din. Po, masi jonë dekë ata, ma kërkush. Djemtë jonë rritë, punë s’kanë.

Djemtë jonë t’rritun, s’jonë n’punë as kurgjo. Qështu kanë kry shkollat e fakulltetet, nuk jonë t’u punu hala kërkun.

Porosi e kisha lanë, me u marrë pak me rini. Çikat e reja shumë i shoh që as me guxu prej prindërve t’vet e jet’ pa shkollë. E nuk guxojnë me bo atë iniciativën me t’tregu ty pse s’po shkojnë n’shkollë. Nuk guxojnë me thonë.

 

Ky rrëfim është pjesë e "Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë", fuqizuar nga forumZFD dhe Integra në bashkëpunim me QKRMT - Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, dhe mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Qeverisë Gjermane, Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation dhe UN Women.

FILTRO

READ THIS ALSO