Merita

Photo by: Korab Krasniqi

Rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë (8/10)

Nuk më mori në Gjermani

Asaj i ishte ndërprerë ëndrra e shkollimit. Me t’u martuar do ta kupotnte se njeriu me të cilin do ta kalonte jetën ishte alkoolist. Ai do të ikte pastaj në Gjermani për ta lënë të vetme me pesë fëmijët në varfëri të skajshme.

Kjo grua ka ecur nga fshati në fshat. Nga familja në familje. Ka përjetuar dhunën seksuale dhe ka parë fëmijët teksa qanin duke kërkuar normalitet.

 

Rrëfimi në vetën e parë: Mu fiksu ahuri me lopën edhe viçin

Merita

S’di, s’kujtoj diçka shumë t’mirë prej fëmijërisë… Andrra jeme... u ndërpre hala pa fillu.

Dy motra i kam t’diplomume para meje që kanë qenë. Une n’kohën kur unë kom dashtë me e vazhdu shkollën, at’herë osht prishë situata te na, shkojshin nëpër shpija private kështu që une u detyrova patjetër me e ndërpre shkollën edhe pse shkolla ka qenë gjithë andrra jeme për me mrri diçka. Sot, çka t’ëm m’bjen n’dorë, a gazetë, a libër, pa e shfletu pak s’po muj me nejt.

Jom martu n’moshë shumë t’re, 18 vjeçare. E kryta shkollën, sikur at’herë. Nana jeme, “S’ki çka me prit çika jeme. N’shkollë s’je, ma mirë merre nji burrë. Vazhdo jetën. Zoti i ka lanë për t’gjitha edhe ti.” E kështu u martova. U takova, dolëm mu njoftu. S’kemi kalu shumë, se s’kom zgjedh vetë.

Qysh fillon nji jetë n’martesë o kanë ferr për mu. Dita e parë e martesës, burri jem alkoolist. Edhe sot osht. Rrisha me shpresë që po përmirësohet. Veç vike n’orë t’vona, vike i dehun, na shkaktojke probleme mu, prindëve t’vetë, familjës t’vet... krejt ish... me kurrkan s’bojke, me kurrkan s’kish raporte t’mira. Edhe n’fillim deshta me lanë. Thashë t’nalna e t’rri n’shpi se e pashë se s’ka me ta. Po nana, “Hajt nashta si t’lind naj fëmi përmirësohet, afrohet, se sosht i familjës t’keqe, sosht i keq.” edhe vazhdova.  Lindi fëmija i parë... Mas nji vjete. Nji vjet e nji muaj. N’gusht i kom bo nji vjet që jom martu. Djalë, fëmija i parë. N’fillim pak e pashë që o gëzue, mu dokt që po afrohet ngat neve, po përmirësohet, por jo.

Me dy pleq, vjehrra e vjehrri pa punë, kunata pa punë, nji kunat punojke mësues, po a me e majt famlijen e vet a me m’majt mu? Le ti djali... Qaty ka nihmu n’fillim. Ma katastrofë jeta për mu. S’kisha me çka me ushqy, prej mërzisë, prej maltretimeve s’kisha as gji. Djali kajke tanë natën. S’kish çka me hangër. E u detyrova mas tre muajve që lindi djali, u nala prap.

U ktheva te familja jem. Thash se s’muj ma me shku se s’ka. S’muj me jetu. S’shihsha kurrëfarë ardhmërie. Thjesht u bllokova, nuk... veç u kujtojsha, veç kajsha. Qysh kesh, shumë shpejt ndryshoi jeta jeme. Shumë mirë kesh vajzë e qetë, familje t’mirë, aty shumë zhurëm. Katastrofë. Edhe u nala, tri javë nejta.

Erdh baba me m’marrë. U gëzova shumë kur e pashë. Tu kajtë unë dola, “Hë? Çka ki?”. Thashë, “Valla babë. Për çka je ardhë?” Tha jom ardhë me t’pa edhe me t’marrë se ko me shku për rrugë.”, se punojke baba jem e shkojke n’Beograd, larg. Edhe tha, “Dej t’kthena une pata qef me t’marrë. Po kena qef djalin.”, që lindi djali e e dojshin djalin shumë. Edhe vjehrra jeme e shkreta e dike, a din, e dike ma që e ka tepru ajo. “Hajt bre çika jeme, qe unë pi laj, mos i ço qeshtu.” “Qe qeshtu ko mi çu.” Edhe unë u koçita, i shtina n’kese, me babën tem n’kerr edhe n’shpi. Tani udhës bisedojshim me babën, thashë, “S’muj ma bab! S’po di ma. S’po kam kurrëfarë zgjedhje, kurrëfarë shprese aty s’kam. Ti vetë e pe situatën. Burri s’vjen ka nji javë, as s’di ku asht. S’di çka i jep djalit.” Tha, “Ani çika jeme, nalu. Leje krejt. Çka ki mi bo. Leje krejt.”

Ata të burrit me qunë fjalë që djalin s’ta lojna. Gjithë ditën e kalojsha diqysh e natën, tanë natën qirin me lot e lajsha. Ku me e lanë, zhurëm, kush e kqyr?! Ma shumë mu dhimke ai se vetja.

Mu duke që sa herë po m’kqyrë po m’lutet. S’muj me ja kthy shpinën. Tri javë nejta te baba (qan). At’herë erdh kunati i madh. Ka vdekë. Ka qenë shumë njeri i mirë, ka qenë njeri i shkollumë, njeri i kuptueshëm. Si prind e kom dashtë. Hala sot mërzitna që ka vdek ai. Edhe tha, “Hajde bre se e di që ta ka tepru n’tana mënyrat. Po mos e le djalin se gjynah. Kena mu mundu. Ti po e din që po i flas boll. Boll po m’vjen keq prej teje por çka me i bo”. Me dëshimtarë e kështu me do nipa edhe shkova. Qatë ditë që shkova, apet ia nisi qashtu, hajd e hajd. Apet jeta veç ma e vështirë e kurrgjo tjetër.

Ai veç tu shku tu u bo ma agresiv, pike nonstop. Boll u munojsha me e kuptu edhe me i fol kanjihere. I thojsha, “Kqyre djalin!” “Çka s’po t’pëlqen te une e te ti?” “Kurrgjo.” Thjesht, ai m’kish marrë veç për shërbtore. Me e ditë dikush që asht i martumë, me i figuru une si gru edhe qaq.

Tani mas djalit, mas nji vjet e gjysë, meta prap shtatëzanë. Deshta me shku me hek fëminë. Masi shkova atje, shkova te “Nanë Tereza” pa pare. Shkova me e hjekë apet nji grue, “Qysh bre motra jeme po e hjek. Pse po e hjek? Djalin e paske. Qe une sa vjet kontrollona s’kam fëmi. Qysh me e hjek fëminë? A e din që je e re, ki mu pendu ma vonë.” Qajo fjalë ma mushi menjën edhe une u ktheva. Thash, “Shnosh, le t’del ku del...”

Atij si interesojke aboslut as çka po ndodh as hiç. Vike vonë, vike flejke i pitë, dalke, vjellke n’sobë. U dufke mu çu me e fshi. Shkojke n’mëngjes herët, shpejt e shpejt dalke, tu mushke menja ku me ditë çka pe han këtu, çka pe pengon n’shpi. Une qashtu rrisha tu u përballë me fëmi, me punë t’shpisë, me... katastrofë. Edhe ma masi lindi fëmija i dytë, vendosa ma, le t’ndodh çka t’ndodh, ko mu bo kurban i qetyne fëmive. Ma mrapa s’ka. M’lindi fëmija i tretë, i katërt, i pesti edhe ma veç çka shkojke tu u vështirsu jeta jeme. Ai veq tu u bo tepër agresiv. Masi na lindi fëmija i tretë, e dajtën me nji dhomë. Odë ka qenë. Na ndajtën mu me fëminë me shpresë që ky ka me punue. Kur te sheh që s’ka kush e bjen edhe ky ka me punu. Atë e gjajshin nji mënyrë me e stimulu këta me punu. Prind’t e vllaznia. Familjën e ka shumë t’mirë. Njerëz t’shkollumë. Veç t’kofsh n’familje i veçantë për t’keq. Edhe u mundojshin këta n’çdo mënyrë me e stimulu me punu.

Edhe na ndajtën. Kur na ndajtën me nji dhomë, ujë mrena jo, me koritë pastrojshim.  Katastrofë.

Pa banjo. Pa, hiç, hiç... Shpesh ndodhke, rashëm n’mramje pa bukë. U çojshim, gjithë natën s’ëm merrke gjumi. Thojsha, “Çka ju boj n’mëngjes!” Hiç, hiç. Me bo mu anku, “T’pëlqeftë qetu mirë, mos t’pëlqeftë leni fëmitë, shko!” Kujna me ia lanë fëmitë? “Lene unë i kqyri.” Thash, “Pse s’po i kqyr qetashti? Çka me u largu unë prej fëmive?” Thjesht, prej momentit që unë jom martu, as s’ka dashtë bashkëpunim me mu. Sot 30 vjet gati martesë i kam, hala kurorë s’kam.

Thojke “Po shkoj n’Gjermani, po vnoj kurorë. I ndreqi letrat e vi t’marr.” Tani unë shpresë, e re, menojsha që përnime çka po thotë edhe po ndodh. Thjesht, s’ndodhi kurrë kurrgjë.

Fëmijtë  janë rritë qeshtu nëpër zhurëm, nëpër... O Zot kurrë s’kemi flejt t’qetë. N’qat ditë që ai u vonojke, që u bojke ora pesë – gjashtë e nuk vike, na e dishim që ky ka shku me pi. Kur vike na prishke gjumin, na qitke jashtë. Kajshin fëmija. Vishin kojshia...

Fëmijëve menxi që ja sigurojsha librat. Po gjithmonë ju kom fol edhe ju kom tregu që une e kom pasë andërr edhe kom qef me ndihmën tem ju me u shkollu. Edhe falë zotit veç fëmija s’ëm kanë zhgënjy n’jetë. Janë shkollu, janë shumë fëmi t’mirë, janë shumë t’edukumë që krejt na i kanë lakmi.

Me 24 mars. Na u gëzumë, mendumë që o bo mirë. Erdhën NATO e kanë me e ndal luftën e me bo mirë, e veç filloi luftë edhe ma e madhe. E kemi pas një postbllok të policisë ngat. Aty çdo natë që kanë gjujtë. Çdo natë. S’kemi mujtë me flejt prej tyne. Asnji moment. Çdo moment, veshë kemi flejt, veshë jemi çu. Veç thojshim se kur po na mysin sot, kur po na mysin nesër. Burri u kanë n’Gjermani edhe tha që ka me m’marrë, “Po t’marr. Ndreqi dokumentat!” Po ku mujsha, s’mujsha me i ndreq dokumentat se s’jom kanë as kurorë, as s’kom pasë letërnjoftim as t’vajzërisë as kurrgjo hiç, absolut.

Edhe n’prill, fillunë me e largu fshatin krejt. E pamë që po largohën, hajde dulëm edhe na. Unë hypa n’traktor t’nji kojshisë. Tani edhe vjehrrën e murrëm. Qysh n’moment ai me dalë edhe s’ka ma, ma s’kishim... ushqimin, gjithë kush pak ushqim me marrë me veti për shkak t’fmive t’paketume gjithë. Qato që i kishim i morrëm. Shkumë. U nalëm me një fshat te do t`njofshëm.

O kan prill kur ja nisën, e kishin pasë djeg një fshat afër e kishin masakru. Kishin mytë njerëz. U duke veç tymi. Përafërsisht e di që kah po vjen, po se çka po ndodh se ka ditë kurrkush. Veç Zoti e ka ditë çka o tu ndodh.

Edhe, i thashë atij kunatit, i çova fjalë sa u enshim, “hajde çom veç dej te baba”, “e bohna bashkë. Noshta m’ofron dikush ose e marr dikan e dal me tren, shkoj.” Se dalshin me tren, treni i madh, krejt njerëzit. Tha, “Ani po vi me ty.” Ai e kish marrë nji njeri me kali me kerr edhe na murr atje.

Ai njeri na çoj deri në hymje te qytetit. Aty na la se tha nuk guxoj ma anej. Edhe na, menja jonë, që jo me kamë s’na nal kurrkush edhe po dojna me shku trup. Kur kanë nga ushtarët. Kanë qenë t’vesht me uniforma, na kanë thanë “Stoj” serbisht edhe jemi nalë qaty. Ata janë nalë prej s’largti, 200 metra po, tu  nga. Edhe na jemi nalë qaty ku jena nalë edhe na lypën letërnjoftimin. As une letërnjoftim e as kunati. Edhe na majtën pak qaty, fëmija kajshin e u tutshin, nxehtë, katastrofë. O ishim eçtu për ujë, a s’kishim ujë as... Edhe thanë, “Nisu!” Na shajke, “Shkoni n’Shipni”... ”Aty n’Shqipni. Këtu Sërbi” Po edhe kunatin e kish pas ni njani kish thanë, “Qite qatje mos t’na bohet qektu gjak.” Mos i myt qektu.

Unë se kom ni qat fjalë. Fëmija ecshin edhe ecshim na. Veç na rrugëve. Kurrkush. At’herë s’ka pasë lëvizje. Veç shkijet çka u enshin se n’asfallt s’ka pasë kurrëfar lëvizje tjetërkun.

Tu ec po e shohim një lokal pak ma larg plot shkije. Me hini menja që e vrajnë kunatin e më dhunojnë mu edhe i thash që hajde hijmë në mal se jemi tu shku ne goj të ukit.

Aty asht nji hapsinë kogja si e madhe me mal. Lisa ka. Kemi ec nëpër qat mal edhe e kemi zatet nji njeri të mirë serb. Aq mirë na ka pritë. Ka nga e e ka kap çikën, unë e kisha djalin e vogël n’grykë. Ai e ka kap çikën edhe më tha thuju fëmive mos me u tut. Edhe një harrova me e cek, një moment që se harroj kurrë n’jet teme që m’ka dhimtë zemra. Tu ec kemi kalu kah një shkollë, e u gëzunë fëmija, ja nisën tu na lutë me hy mrena. Thojshin nashta ka fëmijë këtu.

M’ka djeg zemra. I kish marrë malli për shkollë. I kish marrë malli me shku në shkollë normal. Kurrë se harroj. Sa herë ta kaloj atë shkollë, sytë me lot mu mushen.

Edhe na ka ndihmu ai serbi shumë. Ftyrë pozitive. Qaq fjalë t’mirë foli që m’duket na largoi atë frikën. Edhe na ka përcjell, çikën n’grykë edhe nëpër fshat. Nëpër fshat tu knu shkijet. Dej te fëmija kishin pasë veshë kësi jeleka t’ushtrisë, a armë. A more që u bojshin si t’qartun. Kur ka ardhë nji njeri që me sulmu kunatin tem, t’kanë bërtitë fëmija e mi, t’kanë bërtitë tanë. Ai njeri e la, qaj ushtari na përcjelli. Ky që na përcjellke i bërtiti  “Largohu! Une i kam këta n’dorë.” Edhe aty kur kemi hi n’fshat, nji shkinë, nji plakë. Ja lypëm do ujë. Edhe kemi mbrri te baba jem.

E shkunëm e pashë nanën, vllaun, u gëzova. Kish pas bukë. Ju dha fëmijve, u kënaqën tu hangër. Edhe hangrën, pitën. Kur erdh nji kusheri i jemi tha që plani o me flejt në shpi të atina ma mrena katuni se shpija e babës tem nuk ishim t’sigurt.

Po sma nijke çka po bajnë. Kur i pashë babën, nanën e vllaun mu duk që dyjaja jeme.

Edhe jemi shku atë natë. Kemi bujtë qashtu t’nestrit, deri t’dillën. T’dillën o kanë i 18-ti. Erdhën nji komandnat i policisë serbe. Edhe e thirri një kusheri tonin i thotë fleni në shpija se nuk ju nguc kush.

Edhe baba tha, “Hajde po shkojna se qeshtu na thanë.” Tani tu gëzumë, o gëzimi jem. Thojsha se flej n’shpi t’babës se kallabllak, e u ngushtojsha, e thojsha une ju bona barrë me pesë fëmi. Bujtëm atë natë... nejse veshë flejshim na gjithë. Kurrë s`jemi deshë. Kena flejt gjithë me jakne, me. Sa herë prilli e marsi, herë majke ftoft e herë shi. Edhe para mëngjesit kur po i nina krismat. Fëmija flejshin e une çutë n’dhomë t’gjumit se s’flejsha gati tanë natën pi tutës. Kur po hin nana jeme, tha, “Çika jeme, merri fëmitë se ja kanë nisë me i kallë shpijat. Krejt mahalla dolëm më një fushë u grumbullumë. Erdhën e ja nisën mi nda meshkujt. Me gisht ua bajke. Nji kusheri që e mytën atë ditë, ai e pat djalin n’dorë. E njiherë, masi u çu, u ul apet me djalë. E ti bërtiti, “A thash une mu çu?” U çu apet e i kqyri fëmitë. O kur e kanë marrë vllaun tem... O Zot i gëzumë. Edhe babën tem e kishin pasë marrë hala pa u ulë aty, pa shku. Po na se kemi pa. Babën se pasha unë. Kur e kanë marrë vllaun, veç na kqyrke... uh Zot i gëzumë. N’atë moment e kqyrsha nanën, e kqyrsha vllaun, m’kallke zemra për krejt. Ai veç kqyrke e i kqyrke fëminë. E mu duke që dojke me m’thanë diçka me sy... E kqyrsha nanën, ma djegke zemrën nana. Kurrë nji pikë lotë se ka qitë, veç o pi, veç kqyrke. Thanë, “Ju nisnu!” “Ku pi çoni kta?” Thanë “I kthejna apet. Hajde ju!” Na shajtën. Flakë shkojshin shpijat, u kallshin, kërsima... edhe u nisëm na me shku. Kur u nisëm me shku, thamë, “O i lëshunë burrat!” E tu gëzova, u gëzova. Se i pashë do burra që i murrën, po 40 vjet e teposhtë i kishin majtë. Babën se pajsha ma. Edhe nja nji orë me thanë, a gjysë ore, nuk e di edhe na kthynën apet n’fshat. Kur u kthynëm, “Hajde po ju kthejna apet”. Erdhëm. Une jom kanë me nji traktor qaty t’kojshive. Kur u kthynëm, çka me pa. Tu kajtë gjinja sa mujshin se e kishin marrë vesh çka ka ndodh. I kanë çu n’shpi t’nji kusherinit tem n’oborr e qaty katër veta i kishin pasë masakru. Po e shoh babën tem. Kajke qa se kom pa njeri n’jetë teme tu kajtë. Thash, “Babe, ka o vllau?” “Jo çika jeme, vllaun ta kanë mytë.”... “Kuku qyqe, çka po flet o bac?” “Po çika jem.” Fëmija e mi veç kajshin si fëmi. Thojsha “Jo mamit, se se kanë mytë dajën. Rrini qektu ngat Nanës” Thash, “Mos u largoni!” se u tutsha po mu shmangën, se me tu shmang nji fëmi ma se gjajshe. Veç çu, “hajde dilni ma”, e secili veç qysh t’mujshe me ik. Thash, “Mos gaboni mu largu!” Gjithmonë janë kanë fëmi të ndëgjueshëm. Çka ju kam thanë, gjithmonë m’kanë ngu. Qatu ku i lajsha si zogj rrishin.

U nisa për të shpia ku thoshin që i ka mytë. Ka dalë një kushëri po më thotë ku po shkon, i thash me e pa vllaun, më tha jo bre bac nuk ka ktu. Vet i pshtolla keto xhenaze. Vllau yt nuk asht.

U ktheva të fëmija, kur kanë ardhë prapë shkijet... Kuku. O si t’qartun. O Zot i gëzum bre, çfarë tmerri. E na kanë rretheku krejtve.

Edhe na thanë me ec. “Asnjo ktu, kjo o Serbi” na shajke sa mujke...  Edhe po nisem, na çunë deri te pazari. Kur jem hi që u sistemojshim nëpër traktora, e thanë, “A ka këtu burra?” Ma s’pari kur jena nisë. Thash, “Jo” se dijsha serbisht, “Ne, video samo u žene”. Na merrshin dukata e çka kishum, ni grusë t’kojshive ia kishin pasë shky veshin t’u ia marrë dukatin, vathet.

Edhe masi mrrinëm atje na thanë hajde apet me u kthy. Edhe erdhëm apet n’fshat tonin. Flakë krejt u kallshin. Krejt flakë, n’tana anët i kishin qitë kerret n’udhe, ia u kishin shti flakën. U ndava me familjen teme. Baba me la te një familje rome, kojshi. Më kanë pritë qysh asht ma s`miri. Kurr nuk ua harroj. Ua kam lanë amanet edhe fëmijëve që herë do kur asaj familje me i dalë hakesh.

Erdh një kushëri edhe me tha nëse mujmë me shku me këtë gruen e asaj shpisë ku nejsha me i mjel lopët edhe më ju qu tamël atje në mal ku ishin civilia se nuk kanë pas çka me hangër.

S’kom flejtë gjithë natën, qaty m’u fiksu n’kry lopa me viçin, une e disha ku osht ahri i ktyne kushërive.  Se na marrshim tamël edhe te ata.  Zahere e kisha pasë taksirat, edhe m’ngrehke ai ven. Gjithë natën, lopa e viçi që bërtitën, se viçi ish met mrena e lopa jashtë. A lopa jashtë, e mrena viçi nuk e di, veç njana. Nuk muj me ditë tash sigurt, po me siguri viçi u kanë lidhë mrena, e lopën e kanë qitë me hangër diçka, po ma merr menja mu. Edhe, gjithë natën, m’u doke që po ia u çeli ahrin lopës e pe boj bashkë me viç, e u qetësojsha. Qashtu m’u qetësu shpirti pak, m’a çojke andërr Zoti ato që u bonë bashkë lopa me viçin. Edhe kur u bo sabah, une i vesha kulet e asaj grusë, shallin e asaj grusë edhe me menim që si ta vnoj shallin, kta s’e dijnë që jam shqiptare... Edhe morra me shku. Ajo gruja e shpisë i shtini bukët edhe tha po vi me ty.

“Po shkojna p’i mjelim lopët, e tani i pjekum bukët edhe ia çojna tanëve t’nxehta e bukët. Diçka bile, qysh mujna me i afru”. Edhe u nisëm me shku, une lopë s’kom mjelë përpara se s’kom ditë.

 “Une po hi, p’i mjeli, ti shko mledhi do vo kah pulat” më tha. Unë i lashë votë, e kom kapërcy sokakun me shku me bo lopën bashkë me viçin se m’u fiksu n’kry, se m’bërtitke sa mujke. Edhe t’nesërmit, edhe hiç... edhe e kom kapërcy. Ajo shumë u mat, veç ballë për ballë. Veç e kapërceva sokakun, edhe thash t’ia çeli ahrin, t’ia çeli kapigjikin. Khu kur e kom çelë kapigjikin, çka me pa, dy veta. T’kanë ardhë n’drejtim temin, o tybejstikfar, o Zot, o Zot, o Zot, ka m’ndodhi thash. Kur hina, kur t’kanë nga n’drejtim temin, e t’ëm kanë kapë, oh tybejstifika, as s’dijsha hiç, hiç meta e pitë. E m’kanë kapë m’kanë çu n’ahër. Njani e di që ka pasë uniformë... Njeri ma t’frikshëm, njeri ma t’flliçtë, njeri ma t’keq, veç ku... S’ka pasë njeri ma t’keq se ai, s’ka pasë njeri me erë ma t’flliçtë se ai. I vijke era alkohol, i vijke era njersë... njeri i tmerrshëm. S’po di qysh me pershkru, qysh... Pak i plotë, i zi, i papastër. Ky tjetri u kanë, e kom ni tu i folë rusisht, 90 përqind ma merr menja që u kanë rus. U kanë i bardhë, i plotë, edhe ai flokët çel. Edhe m’kanë shti n’ahër, e ia kanë nisë... M’kanë thanë, “Dishu”. Serbisht. Po serbishten e marr vesh, se kom msu serbisht.  E lutsha sa mujsha serbisht e shqip. Se çka kom... e qysh kom folë, nuk di se... “Hajde, dishu, dishu!” Oh Allah i gëzumë n’jetë teme, qe 17 vjet po bahen, për 18. Kurrë n’jetë s’e harroj atë moment. Kurrë n’jetë s’ëm heket prej menve. S’kom moment që s’e kujtoj. Gjithçka çka e shoh keq, e barazoj me qat personin e keq.

Edhe nejse ka fillu me m’dhunu e i ka thonë atij, “Thirre edhe atë tjetrin e dishu”, a din. Edhe, ky m’ka dhunu knej e përmbrapa... Jom gërditë, kom vjellë edhe i kom largu. M’kanë mshu, ia kanë nisë me m’rrehë. Mo s’kom ditë, m’kish pasë ra t’fiktë, çka ka ndodhë me mu nuk e di. Kur jom çu, i kom pa apet ata dy njerëz, edhe nafaka jem që me pshtu, i thirri dikush. 90 përqind u kanë radiolidhje si toki-volki që u kanë. Edhe i ka thirrë dikush edhe i thojke diçka, “Brzo, brzo” atyne. Tha, “Çu ti”, m’ka mshu shkelëm, hala m’dhem ktu, gjithmonë  ana e majtë shumë m’dhem. Shumë e kom vend, pikë t’dobët e kom n’trup. M’ka mshu kaq shumë se çizme ka pasë. Se jonë kanë t’forta. Edhe qaq ma kanë mshu, sa mu veshë edhe me ardhë. Thashë, “A me shku une?” Tha, “Jo, jo, çfarë t’shkumi ti, me neve ki me ardhë”. Oh kuku, oh kuku kur ka thanë, “Ti me neve”, Oh Allah kom thanë nihere, ti e din pse erdha une ktu. Erdha për me bashku viçin e lopën. Oh Allah, mos m’ndaj prej fëmive.

Thashë, une e gjallë jo, e dektë, ma mirë bile t’ëm mytin t’u ikë, pse me m’mytë kadal-kadale.

E u vesha se m’thanë, “Vishu” edhe e vesha, e qita shallën e krejt. Une thashë, “Po une kom fëmi, a din, kom me shku i kom pesë fëmi” tha, “Hajt se edhe me neve gjon fëmi, ti a nuk e pave, sa t’dushë fëmi”. Edhe t’kom qitë e t’kom bo, osht nifar sokaku noshta t’bjen najhere, osht diqysh thom, edhe Allahi e ka lonë atë kthesë ato, si sokak i ngushtë si... Se ahri aty te dera e mshefet e do stuba janë ma... super përmi. Veç kom bo njo-dy e thashë, nashtë ma mirë le t’ëm mysin, po bile mo n’dorë t’tyne edhe nihere mos t’përjetoj çka përjetova. Ai ka thanë, “Stoji si” unë kom ikë, edhe e kom kqyrë nihere a po m’vijnë përmas. Ai rusi ish kanë tu e largu armën edhe tu i thanë ec. Zhiko e thirrke këta. Këtë emër e mbaj mend.

Edhe kur kom dalë atje, kom nga shpejt e shpejt. Nuk e di, veç s’besoj që ka zgjatë ma shumë se ni orë. Mu m’u ka dukë si me shekuj. Një orë ndodhi dhunimi.

U takova me këtë kojshinë që shkumë më grunë e tina me i mjel loptë, “A i mledhe votë, ku ke ti?” Se oborri i tijna i madh, e lopë e ahra e oda e shpija, s’di sa shpija me ni oborr. “Jo, jo, s’di ku ka vo e kurgjo” thash, “E di që kofet me tamël jonë konë përpara tyne. Tu nga si e qartne, jo tu ecë po tu nga. O mu flliç trupi, o thojsha me mujtë me konë n’ahra e myti veten, e pastroj e heki atë far... prej trupi. Mu doke që çkas m’ka shti n’trup ai njeri. Kur jom shku, fëminë s’ëm vijke me i përqafë, thojsha nal mamit se i kom mjelë lopët. Nuk guxojsha me i përqafë fëminë me atë... erën me atë... Ata nuk dishin kurgja. Jom pastru. Kur jom pastru mu ka dokë dyjaja e jeme, i afrojsha fëmitë i qafsha.

Edhe tu i ngu lajmet, këta kojshia rome nuk i ngojshin po për hatër tem i lshojshin. Edhe tu i ngu lajmet, kuptova që vëllau im kish shpëtu”. Oh Allah, qysh thojnë ni dritë n’tunell u dhez. Oh Zot kena bërtitë krejt, “Daja gjallë!”.

Tani prej atij momenti smu nejke vetë. Thash del ku te del po shkoj në mal te baba e nana. Këta më majtën boll.

Asaj familje kurrë s’kam me ia harru. Me vizitu nihere i kom vizitu menihere mas luftës tinëza. Edhe nihere i kom pa n’market, çika jem o kanë tu punu edhe une kom shku me ble harç e kom zatetë atë gruen, e ia kom ble do sene. E kom nejtë qaty, e kena pi kafe bashkë, po me tutë që po thojnë ata “Pse po rrin me rom?, a po kupton, mas luftës. Oh Zot çfarë familje e mirë, çfarë t’kulturumë ata fëmi. Kuku Zot i gzumë, ia kom lakmi asaj, çfarë kulture, çfarë edukate kanë pasë fëmia e saj, shembullore. Edhe jom shku prej atij momentit t’nesrit, jom shku atje i kom marrë teshat, jom shku kom nejtë mo bashkë me t’mitë.

Edhe u kry lufta, me 10 qershor. Burrit i kishin thanë që na kanë mytë. Mu më fëmi edhe babën e krejt familjen. Se e kanë përzi emnin e babës tem me emnin e një tjetri në katun te na. Ata krejt i kanë mytë. Ai ma ish tranu. Po une ma tu kajtë në telefon i kallxova që gjallë jam edhe fëmija mirë.

Edhe ia fillova jetës, n’fund të ’99-tës, burri u kthy prej Gjermonisë. I thojsha, “Rri, merrna edhe neve” a din. Pare ka pasë, pak kish pasë do pare, thash, “Merrna edhe neve se s’ka mirë ktu jo”. E u kthy ktu, u gzunëm kur erdh, qai gzim u kanë për neve kur erdh, i pruni fëmive veshëmbathje, ushqim. I pruni edhe do pare, shumë mirë... U çojsha natën e kqyrsha, qysh koka përmirsu. M’u doke dyjaja e jemja, thojsha që a din po shkon kah pozitiviteti jeta jem. Fëmia m’pshtunë, familja po, thojsha nashtë edhe pse kem skamje e krejt... po e nijsha nifar gzimi n’shpi tem. Qaty i kom pasë njo dy-tre mujë t’mira a din. As nuk dalke me pi as, pak tani kur ia nisi me shoqni, vijshin e thirrshin natën shoqnia.

Ia nisi n’fillim menihere mas ni muji, dy. Po tani kadal dale tu i hargju paret...

Mendej nisa vetë me punu. I pata nja ni vjet e gjysë të mira. Po sa herë asht’ prilli më rrok ligështimi. M’kujtohet dhunimi. E nijsha veten t’dobët pse s’po muj, pse s’pe ngriti zanin. Kanihere thojsha, nashtë le t’thotë burri çka t’don, po tani thojsha fëmia tani t’shoqnisë, shokët e shoqet, thojsha po ia u hupi fëmive atë far autoriteti. Nashti edhe fëmia kanë me pritë keq, ku me ditë qysh reagojnë. I kqyrsha fëminë edhe u kujtojsha çka munen me thonë, apet e mbyllsha kit derë. E nijsha veten që s’po kam une fuqi me bo diçka për veti. Pse mos me kallxu çka ka ndodhë? Pse me majtë msheftë?

Tash kur i shoh fëminë e mi që jonë t’edukumë, dijnë, janë t’mençëm, janë t’zgjutë, janë... E kom marrë gati n’atë kulmin në çka kom dashtë, po jo, hala. E kom maru shpinë edhe pse kom kredi e borxhe, po, kur p’i çeli sytë, pe di që osht puna jeme edhe e fëmive t’mi.

Po um munojshin kujtimet... U tubu, u tubu, m’u duke që ni vullkan e kom diçka mrena që s’pe qes. Shkrujsha si shkruj vjersha, shkrujsha, i shkyjsha thojsha po ma sheh burri, fëmija a.

N’andërr, ata njerëz m’dulën me maska thojshin, “Ti s’na njeh neve” edhe çka m’bren ma s’shumti se thojnë, “Kurgjo s’ta kena ba ty, çka i kena ba shoqes tande”. Nuk di kush osht ajo shoqe. S’kom une shoqe, s’di nashti osht, po unë nuk di se nuk ia kom kallxu kërkujna.

Unë edhe nashti s’jetoj gjatë, po ato çka kanë përjetu që jonë kanë ma t’reja. Kisha pasë qef ato me pasë përkrahjen, s’po di qysh me t’thanë. O me mujtë me bo diçka, boj për shoqet, sikur mu çka m’ka ndodhë, me iu ndihmu qatyne grave. Me mujtë me pasë diçka fuqi, ku me ditë çka boj për ato gra, gjithçka kisha bo.

 

Ky rrëfim është pjesë e "Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë", fuqizuar nga forumZFD dhe Integra në bashkëpunim me QKRMT - Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, dhe mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Qeverisë Gjermane, Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation dhe UN Women.

FILTRO

READ THIS ALSO