Unë dua të dëgjohem

Që nga e mërkurë e ardhshme (13 shtator, 2017) përgjatë 10 ditëve (të punës) në vijim, DwP-Balkans do të publikojë një intervistë (histori gojore) më një të mbijetuar të dhunës seksuale në luftë, të nxjerrë nga libri I kujtimeve “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është të dokumentojë narrativën individuale të kujtimeve të grave në luftë, gjë që, për më shumë, do të kontribuojë në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, drejtësinë shoqërore dhe transicionale dhe në të njëjtën kohë, do të paraqesë një burim të qëndrueshëm për aktivistët e të drejtave të njeriut, grupet e vëzhgimit dhe të mbrojtjes, politik-bërësit, hulumtuesit, akademikët dhe artistët, për përpunim të mëtutjeshëm.

“Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë” zbatohet nga forumZFD – program në Kosovë dhe Integra në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, dhe mbështetet nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Qeverisë Gjermane, Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation dhe UN Women.

FILTRO

READ THIS ALSO