GORANËT NË MES TË SHQIPTARËVE DHE SERBËVE

Komuna Dragash – Gorë ndodhet në malet e Sharrit, në jugun e thellë të Kosovës. Në këtë zonë krahas shqiptarëve jeton edhe popullata muslimane me prejardhje sllave. Goranët kanë gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre, por kohëve të fundit janë të nënshtruar ndaj presionit të madh të asimilimit. 

Për shkak të rrethanave, goranët në fund të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar janë futur në konflitin serbo-shqiptar dhe sipas së gjitha gjasave nga zgjidhja e këtij konflikti varet edhe fati i tyre i mëtutjeshëm.

Konflikti serbo-shqiptar ka patur për pasojë ndarjen në mesin e goranëve, pasi që një pjesë e tyre i ka pranuar institucionet e Kosovës, kurse pjesa tjetër ka mbetur lojale ndaj Serbisë. 

Edhe pse migrimi në malet e Sharrit paraqet mënyrë të jetesës, ai është bërë masiv në njëzet e pesë vitet e fundit.

Shembulli më i mirë është fshati Vranishtë, i cili ndodhet pesë kilometra nga Dragashi. Ky fshat sipas regjistrimit të vitit 1981 i ka patur 926 banorë, kurse në vitin 2011 vetëm 352, dhe në vitin 2016 ky numër ka rënë në më pak se 300. 

Shumica e banorëve me mallë flet për kohën kur ka patur punë në kompanitë siç janë Drateks, Sharr-produkt, Koritnika...në këtë kohë një numër i madh i banorëve të Vranishtës kanë qenë të punësuar edhe në shërbimet shtetërore.  

Sankcionet dhe inflacioni e kanë shkatërruar ekonominë e kësaj ane dhe në këtë kohë grupet e para më të mëdha të goranëve shkojnë jashtë vendit. 

I tillë është edhe tregimi i Hasim Asllanit, i cili është shpërngulur në Gjermani në vitin 1993. „Unë kam shkuar në Gjermani kur çdo gjë është ndalur në Serbi. Atëherë kam punuar si taksist, dhe ka qenë e vështirë. Nuk ka patur karburant, pjesë rezervë kurse ka mbizotëruar edhe inflacioni. Ka qenë keq për jetë. Atëherë jamë martuar dhe jam larguar”, flet Asllani.  

Në fshat ka mbetur njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar në kompani publike, organe shtetërore dhe vetëqeverisje lokale. Pozita e tyre ka qenë diçka më e mirë, pasi që kanë patur të ardhura të rregullta.

Gjërat kanë shkuar keq pas bombardimeve të NATO-së në vitin 1999. Pas tërheqjes së ushtrisë së Jugosllavisë dhe MPB-së, më së keqi e kanë patur goranët në Dragash, ku shumë është dashur t’i shesin shtëpitë dhe lokalet dhe të largohen. Në favor të kësaj shkon edhe fakti që numri i banorëve të Dragashit në mes të viteve 1981 dhe 2011 ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel (1.114 kundrejt 1.098) por popullsia shqiptare në këtë periudhë është dyfishuar. 

Në vitet e para pas bombardimit prioritet ka qenë rindërtimi i zonave të cilat janë prekur nga lufta, kështu që rindërtimi i infrastrukturës ka qenë i ngadaltë dhe sporadik. Fshatrat kanë qenë kryesisht pa energji elektrike, kurse rrugën e asfaltuara në gjendje të keqe, sikurse edhe furnizimi me ujë. Privatizimi i kompanive shoqërore nuk ka sjellë në ringjalljen e tyre, por kryesisht janë mbyllur. Aktivitetet e ulëta ekonomike kanë patur për pasojë migrimin e mëtutjeshëm. 

„Për në atëherë në Kosovë nuk ka patur punë, ka qenë kohë e vështirë. Nuk ka patur punë as tek privati, kurse punën shtetërore ke mundur vetëm ta ëndërrosh”, thotë Amir Danijali, i cili është larguar në Itali në vitin 2004. 

Konflikti në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Gorë më së shumti është ndjerë në arsim ku momentalisht funkcionojnë dy sisteme paralele të arsimit në tre gjuhë. Shkollat në gjuhën shqipe dhe bosnjake mësimin e vijojnë sipas programit shkollore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, kurse në shkollat në gjuhën serbe mësimi organizohet sipas programit mësimor të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Sipas planit arsimor të Kosovës punojnë 35 shkolla, kurse me plan serb punojnë gjashtë shkolla fillore. 

Goranët thonë që më shumti i irriton dominimi i shumicës, pasi që në mesin e gjykatësve nuk ka asnjë goran dhe asnjë boshnjak. Në polici nga 50 policë 13 janë goranë dhe 5 boshnjakë, kurse situata është e ngjashme edhe në shëndetësi dhe vetëqeverisje lokale. Faqja e komunës në internet ka kryesisht informacione në gjuhën shqipe, kurse ato në gjuhën serbe janë të pakta. 

Shumica e goranëve ankohen në situatën e keqe të sigurisë duke theksuar si shembull më të mirë plaçkitjet e shumta në fshatrat e Gorës. Interesant është të theksohet që banorët e fshatit Orçushë nga frika e plaçkitësve nga Shqipëria janë kundër ndërtimit të rrugës nga fshati deri në kufi me Shqipërinë. Ata pohojnë se në këtë mënyrë do të lehtësohet prerja ilegale e pyjeve dhe vjedhja e bagëtisë. Duhet përmendur edhe që sipas raportit të cilin policia e Kosovës ja ka dorëzuar përfaqësueve të Kuvendit Komunal të Dragashit, janë evidentuar 175 vepra penale.  

Fshati Vranishtë gjatë gjatë sezonit të verës është nën kufizime, kështu që ujë ka vetëm në orët hershme të mëngjesit. Për shembull, në korrik ka patur edhe shkyçje të energjisë elektrike për disa orë, për shkak të kinse prishjeve në rrjetë. Kurse shumicës i kujtohen edhe punimet në rrugën Dragash – Vranishtë, e cila është hapur në fillim të vetës kurse është asfaltuar kur ka përfunduar sezoni i pushimeve verore. 

Në qershor të këtij viti në Dragash në mënyrë solemne është zbuluar përmendorja e Adem Jasharit, të cilin shqiptarët e konsiderojnë hero, kurse shumë goranë këtë e shohin si provokim. 

 

Ritmi veror dhe ai dimror i jetës

Jeta në Gorë i ka dy ritme, atë të verës, kur të gjithë kurbetçaret kthehen në vendlindje dhe atë dimrit kur fshatrat mbesin të zbrazëta.  

Ritmi i verës është ai i fejesave, martesa dhe festave, kur Gora më shumë përngjanë në nodnjë vend të madh turistik, se sa në një komunë të pazhvilluar. Kjo është edhe koha kur tregohet suksesi personal kryesisht përmes veturave. Në këtë kohë kontraktohen dhe ndërtohen shtëpitë e reja dhe rindërtohen të vjetrat.

Vera është edhe koha kur matet suksesi në mes të goranëve, që është edhe shtytësi kryesor i marrjes së rrugës së migrimit. 

Sipas fjalëve të Uzeir Hamzës, koordinator për integrim dhe të drejta të komuniteteve të Komunës së Dragashit, vala e fundit e madhe ka qenë në vitin 2014 kur Gorën e kanë lëshuar më shumë se 40 familje. Jo zyrtarisht, në këtë kohë drejt Europës përendimore janë nisur edhe shumë familje gorane nga Serbia. Ndaj kësaj vale të migrimit më së shumti ka kontribuar vendimi i Francës dhe Gjermanisë që Kosovën të shpallin zonë të pasigurtë për pakicat. Sipas Agjencisë Statistikore të Kosovës deri në vitin 2011, më shumë se 8000 njerëz nga komuna e Dragashit jetojnë në vendet tjera. Më së shumti janë larguar në Austri (2.387), Gjermani (1.260) dhe Zvicër (1.067).

Hamza thotë që edhe goranët edhe boshnjakët edhe më tutje largohen jashtë vendit, por që bëhet fjalë për një numër të voglë. Ai thotë që tani problem më i madh është papunësia, e cila është shkaku kryesor i migrimit.

Përsa i përket statusit të të kthyerve në Gorë, ekzistojnë dy kategori. Kategorinë e parë e përbëjnë personat të cilët në Kosovë janë kthyer në bazë të Marrëveshjes së Riatdhesimit të cilën e ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me BE-në. Kufizimi kryesor i kësaj marrëveshje është që qeveria duhet të siguroj ndihmë për të gjithë ata që janë larguar nga Kosova deri me 28 janar të vitit 2010.

Shumica e goranëve të cilët janë kthyer sipas marrëveshjes së riatdhesimit Kosovën e kanë lëshuar pas vitit 2010 nuk kanë të drejtë për ndihmë, për këtë arsye këto familje përsëri nisem në rrugë për në Europën përendimore dhe e tërë procedura përsëritet, thekson Hamza. 

Në pozitë shumë më të mirë janë personal e zhvendosur, përkatësisht të gjithë ata të cilët për shkak të konfliktit e kanë lëshuar Kosovën dhe ndodhën në Serbi. Për këta persona, nëse janë të regjistruar me rregull pranë UNHCR-së, ekzistojnë programe të posaçme. Për këtë kategori të njerëzve, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Dragash ka ndërtuar më shumë se treqind shtëpi në Gorë, kurse me ndihmën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës, një numër i madh shtëpishë është rindërtuar.  

„Gora më herët ka qenë më e mirë dhe më e bukur se sa tani”

Njerëzit e thjeshtë janë mësuar të ballafaqohen me të këqijat dhe problemet e veta. Sikurse çdo kund tjetër flitet për shtrenjtësi, për çmim të energjisë elektrike dhe të shërbimeve komunale, për administratë jo të mirë...

Shumica e goranëve nuk kanë besim tek shqiptarët, dhe nuk besojnë në asnjë mundësi të marrëveshjes.

„Gora më herët ka qenë më e mirë dhe më e bukur se sa tani, tani nuk ka mundësi për jetesë. Çdo gjë është duke u bërë gjithnjë më keq. Këto do të duhej të ndërmirrej diçka që të bëhet më mirë. Ne jemi larguar për shkak të punës kurse tani largohemi për shkak të dhunës dhe nuk ka mundësi për kthim. Vështirë që mund të bëhet diçka pasi që nuk ka më njerëz tanë dhe nuk ka më perspektivë”, thotë Hasim Asllani.  

Mirëpo, në praktikë, shumica e goranëve kanë marrë dokumenta kosovare. Më të moshuarit se 65 vjeç marrin pensionin bazik të fundit persional të Kosovës, pa marrë parasysh nëse i kanë arritur vitet e punës apo jo. Ndoshta gjëra me interesante është që edhe përkundër sigurisë dhe infrastrukturës së keqe, ende ndërtohet. Dhe njerëzit vendosin që kursimet e veta të fituara me vështirësi t’i investojnë në vendlindje. 

Fshatrat gorane sot më shumë ngjajnë me fshatrat e Serbisë lindore, më shumëkatëshe të ndërtuara me paratë e fituara jashtë vendit. Mirëpo, sikurse edhe në Serbinë lindore, këto shtëpi gjatë vitit janë kryesisht të zbrazëta dhe pronarët vijnë vetëm verës, gjatë sezonit të pushimeve verore. Pas kësaj, fshatrat futen në ritëm dimror, kurse diskurimi për ardhmërinë e Gorës përsëri aktualizohet.

Të punësuarit në institucionet e Republikës së Serbisë, besojnë që Serbia do t’i mbrojë goranët. Ata të cilët janë të përfshirë në punën e vetëqeverisjes lokale besojnë që duhet të bisedohet me shqiptarë dhe që marrëveshjet e mëdha do anashkalojnë goranët. Të papunët në këtë rast mendëojnë të largohen.

Ekonomia – parakusht për parandalimin e shpërnguljes

Në mediat serbe goranët paraqiten si mburroja e fundit e Serbisë. Politikanët janë mysafirët kryesor për Shën Gjergj në Gorë dhe çdo herë ka shumë premtime. Mirëpo, deri më tani pak çka është realizuar.  

Kohëve të fundit flitet për kthimin në jetë të komunës së Gorës në kufinjtë e vitit 1992, e cila do të përfshihej në Asociacionin e Komunave Serbe. Kërkesa zyrtare në fund të vitit 2015 i është dërguar qeverisë së Kosovës, por tani për tani ende nuk ka informacione se çfarë është duke ngjarë me këtë iniciativë. Kjo është iniciativa e vetme kohëve të fundit rreth së cilës janë dakorduar politikanët goranë dhe boshnjakë në Gorë.

Ajo çfarë i brengos goranët është fati i institucioneve paralele kur të formohet Bashkësia e Komunave Serbe. A do të mbijetojnë ato apo do të shuhen.  

Ka edhe të tillë që besojnë që shqiptarëve ju konvenon arsimi paralel, pasi që në këtë mënyrë goranët drejtohen kah Serbia për shkak të kompatibilitetit të programeve arsimore. 

Shumica besojnë që shuarja e institucioneve paralele do të krijonte edhe një valë shpërnguljesh. Gjëja e vetme e cila do të mund të ndalonte shpërnguljen e banorëve të komunës së Dragashit është ekonomia, pasi të gjithë besojnë që krijimi i vendeve të punës do të ndalonte shpërnguljen e mëtutjeshme. Fatkeqësisht, sipas të dhënave të OSBE-së, në komunën e Dragashit ekzistojnë 740 subjekte ekonomike të cilat punësojnë 1.050 persona, kurse me bujqësi mirren më shumë se 1.800 amvisëri, të cilat kultivojnë më shumë se 6.000 bagëti të mëdha dhe rreth 13.000 dele. Mirëpo, e tërë kjo është pak për një komunë në të cilën jetojnë 34.000 banorë. Kështu goranët jetojnë nën hijen e politikës së madhe, përderisa numri i tyre është duke u zvogëluar. Për 30 vjet numri i goranëve në Gorë është përgjysmuar. Sipas regjistrit të vitit 2011, kanë qenë 8.957 goranë dhe 4.100 boshnjakë. Kur këto të dhëna të krahasohen me regjistrimin e vitit 1981, kur në të njëjtën zonë kanë jetuar 15.942 muslimanë, është e qartë që komuniteti goran ka humbur rreth 3.000 njerëz. 

Historia e viteve nëntëdhjetë

Ngritja e Sllobodan Millosheviqit dhe tensionet në rritje në Kosovë kanë patur pasoja edhe për Goranët. Në atë kohë anëtarët e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga fshatrat gorane i janë bashkuar Partisë Socialiste të Serbisë dhe mes të parëve i kanë përkrah amandamentet e kushtetutës së Serbisë përmes së cilëve është hequr autonomia e Kosovës. 

Këto aktivitete kanë shkuar në favor të Millosheviqit, të cilit i janë dashur shembujt pozitiv të qytetarëve lojal në krahinë. Pasi që në atë në komunën e Dragashit kanë jetuar rreth 18.000 shqiptarë dhe rreth 16.000 goranë, është marrë vendimi që komuna të ndahet në dy pjesë. Territori i komunës së Dragashit është ndarë ashtu që janë formuar komuna Opojë (me shumicë shqiptare) dhe komuna Gorë (me shumicë gorane). Komuna Opojë është shuar veçse në fund të vitit 1992, kurse territori i saj i është bashkuar Prizrenit.

Në momentin e formimit dhe të ndarjes së komunës, lëvizja politike shqiptare nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës veçse kanë e profiluar dhe e fuqishme në qëllimin për të siguruar pavarësi të plotë të Kosovës nga Serbia, përkatësisht për të siguruar barazi me republikat jugosllave. Për këtë arsye banorët e Opojës kanë qenë shumë pasiv, pasi nuk i kanë pranuar vendimet që kanë ardhë nga Serbia. Ndërkaq vendimi për ndarje të komunës në atë moment është arsyetuar nën arsyetimin që do të sigurohet komuna edhe për shqiptarët në Opojë, ku ata në fillim të viteve tetëdhjetë dy herë kanë shtruar kërkesë për komunë të ndatë me seli në fshatin Brodosac.

Të gjithë të punësuarit në institucionet publikë të Krahinës së Kosovës në atë kohë është dashur të deklarohen me shkrim që pranojnë masat e Republikës së Serbisë dhe që janë lojal ndaj Serbisë. Ata të cilët nuk e kanë nënshkruar këtë janë larguar nga puna, në këtë mënyrë një numër i madh shqiptarësh është larguar nga shërbimi publik. Praktika e tillë ka krijuar atmosferë të keqe në mes të goranëve dhe shqiptarëve, me pasoja katastrofike.

Njëkohësisht, goranët në mediat serbe janë paraqitur si një grup i posaçëm etnik, e cila nuk i përket as muslimanëve as shqiptarëve, dhe e cila ka pika të shumta të përbashkëta me tërësinë kombëtare serbe. Në fokus është para së gjithash festimi i Shën Gjergjit si festë ortodokse, i cili tek goranët ka një konotacion plotësisht tjetër.

Pas krijim të sistemit shumëpartiak në kushtetutë, në komunën e Gorës fillon veprimtaria e degës komunale të Partisë për Veprim Demokratike (Stranka demokratske akcije). Kjo paraqet fillimin e konfliktit në mes të goranëve. SPS në pushtet bënë çdo gjë që anëtarët e SDA të frikësohen dhe të parandalohet bashkëpunimi me shqiptarët e Opojës. Në atë kohë është organizuar edhe sulmi ndaj kolonës së përkrahësve të SDA, të cilët kanë qenë rrugës për në tubimin e partisë në fshatin Restelicë.  

Është interesante të theksohet që në atë kohë përfaqësuesit e SPS-it janë ballafaquar edhe me goranët të cilët nuk jetojnë në Gorë: pushtetit lokal i dërgohen letra përmes së cilave “tregohen” goranët të cilët nuk pajtohen me politikat e Sllobodan Millosheviqit. 

Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1996, në komunën e Gorës të drejtë vote kanë patur më pak se 9.000 banorë, kurse kanë votuar më shumë se 7.000 që është dalje e më shumë se 80 përqind e votuesve. Shumicën absolute në këto zgjedhje e ka fituar Partia Socialiste e Serbisë e cila ka patur 27 përfaqësues (4.300 glasova), kurse e Majta Jugosllave ka patur diçka më shumë se 1.500 vota. Koalicioni Zajedno dhe grupe të qytetarëve në këto zgjedhje kanë marrë rreth 1.000 vota, dhe nuk e kanë fituar asnjë mandat përfaqësimi.   

Në aspektin ekonomik, situata gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit 20 ka qenë shumë e vështirë. Kompanitë shoqërore nga territori i komunës së Dragashit mbyllen (Sharr-produkti, Drateks, Koritnik…). Ndërmarrja bujqësore Sharr-produkt nuk arrinë që përmes zhvillimit të blegtorisë të sigurojë ekzistencën për banorët e Gorës. Infrastruktura komunale është plotësisht e lënë anash, kurse për investime në ekonomi as që është bërë fjalë. Vetëm të punësuarit në shërbimet shtetërore dhe komunale kanë mundur të llogarisin sado pak në të ardhura të rregullta. Në këtë sektor ka patur edhe punësime pas largimit të shqiptarëve. 

Radikalizimi i konfliktit në mes të serbëve dhe shqiptarëve nuk ka kaluar në masë të madhe në hapësirën e komunës së Gorës. Luftimet kryesisht kanë ndodhur në vetë vijën kufitare, në afërsi të pikave ushtarake Kërstec dhe Orçusha. Në territorin e komunës së Gorës në mes të korrikut 1998 dhe gushtit të vitit 2000 kanë humbur jetën 20 njerëz, 13 shqiptarë, gjashtë serbë dhe një goran.  

Pas ardhjes së KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë, situata e sigurisë bëhet më e ndërlikuar. Së pari njësitet e Ushtrisë së Jugosllavisë tërhiqen nga kufiri dhe policia nga vetë Dragashi dhe krijohet një vakuum i sigurisë, i cili ka zgjatur deri në ardhjen e trupave të KFOR-it. 

Strukturat politike të cila kanë udhëhequr në Gorë janë shpërbërë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe ka filluar tërheqja e forcave të ushtrisë dhe policisë. Funkcionarët komunal dhe policor ikin me familje në Serbinë qendrore, kurse shumica e Goranëve mendojnë nëse do të tërhiqen me ushtri në Serbi. Në atë kohë edhe përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë bërë shumë në parandalimin e eksodit, pasi që ju garantuar siguri të gjithëve që i kanë dorëzuar armët të cilat i ka lënë Ushtria e Jugosllavisë. 

Në mes të korrikut dhe shtatorit të vitit 1999, në Gradash sundojnë formacionet paraushatarake shqiptare, të cilët organizojnë gjykata ad hoc të cilat keqtrajtojnë goranët. Arsyeja kryesore është që goranët si rezervistë kanë qenë të përfshirë në polici dhe Ushtrinë e Jugosllavisë. Patrullat e UÇK-së shpesh herë kanë bastisur shtëpitë e goranëve – para së gjithash në Dragash – duke kërkuar armë. Goranët nga fshatrat në këtë periudhë për shkaqe sigurie kryesisht nuk kanë shkuar në Dragash.

 

Historia e viteve nëntëdhjetë

Periudha e sigurisë deri në vitin 2003 ka qenë shumë e rëndë në Kosovë, kurse 11 persona me prejardhje nga Gora e kanë humbur jetën ne situata të ndryshme. Në territorin e komunës së Dragashit janë vrarë tre goranë në këtë periudhë, këta janë Mendur Asllani nga Vranishti (10 shkurt 2000), Irfan Rahte nga Dragashi (6 mars 2001) dhe Salidin Mustafa nga Kërsteci i Pishtëm (31 dhjetor 2002). Këto krime deri më sot nuk kanë marrë epilog gjyqësor dhe as që janë zbuluar kryesit. 

Politikisht edhe në këtë periudhë fillojnë të bashkëekzistojnë dy realitete, njëri është komuna Dragash në Dragash dhe tjetri është komuna Gorë në Krushevc të Serbisë. Të gjithë që kanë dashur të marrin dokumenta serbe është që për çertifikata të lindjes së shkojnë në Krushevc, kurse ata që kanë dashur dokumente të UNMIK-ut është dashur të shkojnë në Dragash. Në situatë të tillë fillon krijimi i botëve paralele, në të cilat dikush pranon pushtetin e Serbisë, kurse dikush pushtetin e UNMIK-ut dhe më vonë të Republikës së Kosovës.  

Organizimi politik i goranëve brenda Kosovës merrë një drejtim të ri, kështu që ndahen dy rryma. E para është organizuar nën mbrojtjen e Serbisë, dhe përfaqëson qëndrimet e politikës zyrtare të Serbisë përmes mbrojtjes së popullsisë. Opcioni i dytë është krijuar në bazë të kritikës ndaj SPS-it dhe politikës serbe edhe pranon institucionet e Kosovës. Me zgjidhjen e problemeve në mes të serbëve dhe shqiptarëve, ashtu në margjina të këtyre marrëveshjeve janë zgjidhur edhe disa prej problemeve të goranëve.  

Organizimi i zgjedhjeve lokale nga ana e UNMIK-ut e ka krijuar një barapeshë të re të forcave kështu në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2000 partitë shqiptare i kanë fituar më shumë se 10.000 vota, përderisa partitë gorane dhe boshnjake i kanë fituar rreth 3.500 vota. Veçse në zgjedhjet e vitit 2001 partitë shqiptare kanë fituar më shumë se 8.800 vota, përderisa partitë gorane dhe boshnjake rreth 3.200 vota. Zgjedhjet të cilat janë mbajtur në vitin 2002 ju kanë sjellë partive gorane dhe boshnjake rreth 3.000 vota, kurse partitë shqiptare kanë patur diçka më tepër se 8.600 vota.
Në zgjedhjet e vitit 2013 partitë gorane dhe boshnjake kanë marrë diçka më tepër se 3.900 vota, kurse dy partitë më të mëdha shqiptare i kanë fituar 8.100 vota. Në këto zgjedhje për kryetar të komunës është zgjedhur Salim Jenuzi i Partisë Demokratike të Kosovës.  

Konfigurimet politike të goranëve kanë patur për pasojë edhe ndarjen nacionale, pasi që muslimanët e Gorës tani ndahen në goranë dhe boshnjakë. Arsimi është bërë fushë në të cilën të dy anët tentojnë të tregojnë forcën. Njëri grup refuzon më çdo çmim arsimimin në gjuhën boshnjake, kurse grupi tjetër në mënyrë kategorike refuzon mësimin në gjuhën serbe.  

Ajo çfarë është lëvizje inkurajese është fakti që përfaqëuesit e goranëve dhe të boshnjakëve kanë bërë së bashku kërkesë pranë qeverisë në Prishtinë për krijimin e komunës së Gorës.

A do të fitoj ky propozim përkrahjen dhe në cilin territor do të shtrihej komuna e re mbetet për t’u parë, por megjithatë kjo flet për forcimin e vetëdijës së goranëve dhe boshnjakëve që është koha që të arrijnë të kenë vetëqeverisjen e tyre lokale. 

Samir Aslani

eu logoShkrimi “Goranët në mes të shqiptarëve dhe serbëve”, është krijuar si pjesë e projektit “Njerëzi të vërtetë – zgjidhje të vërteta”, i cili është financuar me mjete të BE-së si pjesë e Programit Mediatik 2014. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi ekskluzive e PR agjencisë për ëeb portale Ëeb-almanah Zlatibor dhe Rrjetit të Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Bashkimit Europian.

 

ANTRFILE

Tradita e gjatë e migrimeve

Në aspektin historik, gjatë shekullit 20, komunën e Dragashit e kanë përfshirë valë migrimesh. Tradita e kurbetit është krijuar në shekullin e 19 kurse ka zgjatur deri në mes të shekullit 20. Kjo periudhë karakterizohet me largimin e burrave, derisa gratë dhe fëmijët kanë qëndruar në Gorë. 

Pas luftës së dytë botërore, fillon vala e dytë e largimeve, kur nga Gora largohen familje të tëra. Viteve të shtatëdhjetë të shekullit 20 goranët e parë largohen edhe në vendet e Europës përendimore, para së gjithash në RF të Gjermanisë. 

Sipas të dhënave statistikore, në mes të vitit 1970 dhe 1989 mund të shihet që numri i personave që shkon jashtë shtetit rritet dhe se është posaçërisht i lartë në mes të vitit 1990 dhe 2009.  

 

Gjatë viteve nëntëdhjetë ekzistojnë dy procese paralele, një numër i goranëve kthehet në Gorë para së gjithash nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të luftës, kurse njëkohësisht fillon largimi më masiv i popullatës në vendet e BE-së, siç janë Austria, Italia, Gjermania, Suedia, Franca.  

Statistikat për atë periudhë tregojnë edhe disa të dhëna tjera interesantë përsa i përket arsyes së largimit: numri më i madh është larguar për arsye personale (3.991) pastaj për shkak të punës (2.978) kurse luftën në Kosovë 1998-99 e kanë theksuar 357 persona.

Kur të shihen të dhënat individualisht për çdo vitë, mund të shihet që në mes të viteve 1990 dhe 1997 komunën e Dragashit e kanë lëshuar mesatarisht gjashtëdhjetë persona, dhe pastaj në periudhën 1998 deri 2000 vjen deri tek largimi më masiv, kështu që këto tre vite mesatarisht janë larguar rreth 180 persona. Nga viti 2001 deri në 2008 numri e personave që është larguar është diçka më i vogël, kështu që jashtë shtetit çdo vitë janë larguar nga 125 njerëz. Numri i njerëzve të cilët e kanë lëshuar Dragashin është rritur në mes të vitit 2009 dhe 2011, kështu që në këtë periudhë janë larguar rreth 1.000 persona nga Gora.  

Përkundër largimit jashtë vendit, në periudhën paraprake kanë qenë të mëdha edhe valët e migrimit drejt qendrave urbane në Kosovë, kështu në Prizren kanë shkuar më shumë se 400 banorë, kursë në Prishtinë rreth 160. 

Të dhëna të besueshme për dy vitet e fundit nuk ka, por në bazë të asaj që mund të kuptohet jozyrtarisht numri i atyre që janë larguar ka qenë në rritje në vitin 2014 dhe në fillim të vitit 2015. Pasi kanë pasuar më vonë valët e migrantëve nga Lindje e Afërt të cilët kanë marrë prioritet, më pak njerëz kanë vendosur të largohen. 

FILTRO

READ THIS ALSO