Ftesë për Pjesëmarrje Kujtime në lëvizje

Në kuadër të projektit “kujtesë në lëvizje” dhe po të njëjtit mjet të ri pedagogjik në lidhje me kulturën e kujtesës dhe rolin e përmendoreve, forumZFD (Forumi i Shërbimit Civil Paqësor) në Bosën dhe Hercegovinë dhe forumZFD (Forumi i Shërbimit Civil Paqësor) në Maqedoni, në bashkëpunim me Shoqatën e arsimtarëve dhe profesorëve të historisë në Bosën dhe Hercegovinë (EUROCLIO HIP BdheH), organizojnë hyrje/njoftim të mjetit të ri punues "Kujtesë në lëvizje " dhe trajnime për trajnues/e dhe menaxherë/liderë të ardhshëm në punëtoritë me njerëz të rinj në tema që kanë të bëjnë me kujtime dhe kulturë.
 
Materiali i ri pedagogjik dhe didaktit "Kujtesë në lëvizje" vjen si rezultat i punës së përbashkët të një ekipi të përbërë nga profesorë, arsimtarë, drejtorë dhe historianë. Pas një serie trajnimesh të suksesshme në Bosën dhe Hercegovinë, vazhdojmë me organizimin e trajnimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ftojmë të gjithë arsimtarët, profesorët universitar, arsimtarët/edukatorët nga sfera e edukimit joformal si dhe përfaqësuesit e sektorit të shoqërive civile në Maqedoni, të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin i cili do të oragnizohet në Shkup, më datë 19 (E Shtune) dhe 20 (E Dielë) Nëntor, 2016.
 
Afati i fundit për aplikim është më date 28 Tetor, 2016. Trajnimi do të mbahet në gjuhën maqedone (në rast se është e nevojshme dhe në gjuhën shqipe) Menjëherë pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të fitojnë sertifikat për pjesmarrje në trajnimin për promovimin e mjetit pedagogjik për kulturë të kujtesës "Kujtesë në lëvizje" në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Pjesmarrja në trajnim është pa pagesë. Për të gjithë pjesmarrësit në trajnim do të mbulohen harxhimet për ushqim dhe transport. Harxhimet e rrugës mund të rikthehen vetëm me biletë nga transporti publik (autobus apo tren).
 
Dokumenti në rradhë paraqet formular për aplikim.
https://drive.google.com/file/d/0B5...

FILTRO

READ THIS ALSO