Prokurorët e Ballkanit premtojnë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës

http://www.balkaninsight.com/

Mes tensioneve të rritura në rajon, prokurorët nga Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi u takuan për të treguar angazhim në arritjen e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës, tha kryeprokurori i Gjykatës së Hagës.

Ajla Gezo BIRN Sarajevë

Takimi i prokurorëve në Brijuni, Kroaci. Foto: Prokuroria boshnjake.    

Konferenca e dhjetë Rajonale e Prokurorëve të Krimeve të Luftës të hënën në Brijuni, Kroaci, ishte një gjest përkushtimi ndaj bashkëpunimit dhe arritjes së drejtësisë, tha për BIRN Serge Brammertz, kryeprokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

"Në një kohë kur politikanët dhe zyrtarët në të gjithë rajonin po rrisin tensionet, mohojnë krimet dhe lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës, publiku mund të pyes veten me të drejtë nëse do të ketë llogaridhënie apo pandëshkueshmëri në të ardhme. Por ajo që tregon kjo konferencë është se prokurorët nga çdo vend janë të bashkuar në angazhimin e tyre për një drejtësi të pavarur dhe të paanshëm për të gjitha viktimat,” tha Brammertz.

"Po bashkohemi për të diskutuar sfidat dhe gjetur zgjidhjet, si edhe për të treguar në mënyrë të qartë se edhe në një kohë tensionesh politike, procesi i drejtësisë do të ecë përpara,” shtoi ai.

Përveç prokurorëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, në konferencë mori pjesë edhe ambasadori i krimeve të luftës nga Shtetet e Bashkuara Tod Buchwald.

Kryeprokurori boshnjak Goran Salihoviç moderoi një seancë mbi bashkëpunimin midis prokurorëve në rajon dhe zyra e tij tha se “Bosnja dhe Hercegovina është më e interesuar në bashkëpunimin rajonal, duke marrë në konsideratë se shumica e krimeve të luftës janë kryer këtu”.

“Prokuroria boshnjake po ndërmerr përpjekje intensive për të gjetur dhe ekstraduar të dyshuar në të gjithë botën dhe aktualisht po presim ekstradime nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca," vazhdonte deklarata e prokurorisë.

Vendet në rajon nuk i ekstradojnë me njëri-tjetrin të dyshuarit për krime lufte, por kanë nënshkruar marrëveshje që lejojnë transferimin e çështjeve.

Vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë ka ende me qindra hetime të hapura për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë.

FILTRO

READ THIS ALSO