Autor: Konsortium Dealing with the Past Kosovo

Konsorciumi i shoqërisë civile promovon parimet e “Ballafaqimit me të Kaluarën” në Kosovë

Parimet e Ballafaqimit me të Kaluarën është nismë civile e promovuar nga një grup i praktikuesve dhe organizatave të shoqërisë civile në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BMK) që përbëhet nga 5 organizata dhe një ekspert: Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, KRCT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Integra, Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS), BIRN Kosova dhe Nora Ahmetaj. Që nga viti 2020 grupi ka nisur iniciativën e përbashkët për të piketuar dhe miratuar një sërë parimesh që do të informojnë dhe udhëheqin aktorët politikë dhe publikë se si të angazhohen me viktimat, të mbijetuarit, të kaluarat e dhimbshme dhe narrativat historike. 

Kjo nismë synon të themelojë dhe pranojë të vërtetën për shkelje të të drejtave të njeriut të ndërlidhura me luftën, për të parandaluar glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte, për të përftuar të kuptuar të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën dhe për t’i trajtuar viktimat me respekt dhe dinjitet, si dhe për ta mbështetur riintegrimin e tyre në shoqëri. Dokumenti përbëhet nga dhjetë parimet kyçe sikurse janë: 

  1. Viktimat dhe të mbijetuarit e konfliktit të armatosur duhet të trajtohen me integritet dhe dinjitet. 
  2. Viktimat dhe të mbijetuarit duhet të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve të BMK-së dhe të ligjërimit publik.
  3. Identiteti i viktimave dhe të të mbijetuarve dhe i anëtarëve të familjeve të tyre duhet të mbrohet. 
  4. Barazia, gjithëpërfshirja dhe pajtimi duhet të promovohen nga të gjithë.
  5. Qasja gjinore duhet të jetë pjesë e të gjitha proceseve të BMK-së. 
  6. Personat të cilët janë dënuar për krime të ndërlidhura me konfliktin duhet të mos mbajnë poste publike apo të trajtohen si heronj kombëtarë. 
  7. Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet të atribuohen kolektivisht. 
  8. Diskursi publik për BMK-në duhet të jetë i bazuar në prova. 
  9. Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel. 
  10. Identiteti i dëshmitarëve duhet të mbrohet.

Që nga themelimi i vet, kjo iniciativë ka prodhuar disa raste studimore. Rasti studimor për Trazirat e Marsit 2004 fokusohet tek parimi i BMK-së se gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel. Ky rast studimor mund të shkarkohet këtu. Rasti studimor i bazuar në tetë parimet: “Ligjërimi publik për Ballafaqimin me të Kaluarën (BMK) duhet të jetë i bazuar në prova” mund të shkarkohet këtu dhe rasti studimor që eksploron parimin e katërt: “Barazia, gjithëpërfshirja dhe pajtimi duhet të promovohen nga të gjithë” gjendet këtu.

Koalicioni joformal për Parimet e Ballafaqimit me të Kaluarën e kanë promovuar këtë dokument tek publiku i përgjithshëm nëpërmjet tri aksioneve rrugore në Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj. Të vetëdijshëm për ndikimin e dëmshëm dhe negativ të lajmeve të rreme, retorikës së dëmshme dhe akteve të tjera në ligjërimin publik nga politikat dhe aktorët e tjerë shtetërorë për viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë procesin e ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë, këto aksione rrugore janë organizuar për t’i ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të jenë më të mirëinformuar për parimet në mënyrë që të parandalojnë dominimin e narrativave njëanëshe dhe për t’u ofruar viktimave dhe të mbijetuarve respektin dhe drejtësinë që meritojnë.

Aktualisht, kandidatët për kryetarë të komunave të ndryshme në të gjithë Kosovën, gjatë debateve elektorale në Kallxo.com po e gjejnë kohën që të shprehin përkrahjen e tyre për Parimet e Ballafaqimit me të Kaluarën.

Me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe të Ambasadës Britanike në Kosovë nëpërmjet UNDP-së, kjo nismë vazhdon t’i bëjë thirrje aktorëve publikë dhe poltiikë që të jenë sa më të mirëinformuar për 10 parimet dhe për t’u mbështetur tek ky dokument gjatë punës së tyre për t’u udhëhequr sa i përket trajtimit të viktimave, të të mbijetuarve dhe temave të ballafaqimit me të kaluarën në përgjithësi.


Parimet e BMK-së synojnë të parandalojnë ligjërimin dhe veprimet e dëmshme që kanë të bëjnë me trashëgiminë e konfliktit dhe do të shërbejnë si dokument referencë se të gjithë ata që shkelin parimet do të mbajnë përgjegjësi morale.

Deklarata e plotë e Parimeve të Ballafaimit me të Kaluarën gjenden këtu
 

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.