Autor: Serbeze Haxhiaj

Roli i zbehtë i shtetit të Kosovës në formësimin e memories kolektive për të kaluarën e saj

Serbeze Haxhiaj

Në vitin 2017, zyrtarët e Komunës  së Prishtinës njoftuan se një bunker i harruar, i ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për të strehuar banorët e kryeqytetit në rast të ndonjë katastrofe natyrore ose trazirash, do të shndërrohej në muzem të krimeve të luftës së viteve 1998-1999.

Katër vite më pas nisma ka mbetur ende vetëm një ide. Një njoftim i ngjashëm u bë vitin e kaluar se burgu famëkeq i Prishtinës, ku për vite u torturuan deri në vdekje shumë të burgosur politikë shqiptarë, do të shndërrohej në muzem për të nxjerrë në pah vuajtjet e të burgosurve të kohës Kosova ishte nën sundimin serb.

Edhe shumë nisma të tjera shtetërore si këto ngecën, duke bërë që viktima apo periudha të rëndësishme të mos përfshihen në procesin e ruajtjes së kujtesës kolektive.

Për dallim nga vakuumi publik, individë dhe organizata të shoqërisë civile janë përpjekur ta zvogëlojnë hendekun institucional përmes nismave të tyre private të memorialzimit.

Një relikt i epokës së Jugosllavisë komuniste, burgu në fshatin Gurrakoc të Istogut, i ndërtuar në vitin 1951, u mbyll pas lufte dhe u mor vendimin që të rrënohej për të ndërtuar në vendin e tij një qendër tregtare. Mirëpo për shumë prej të burgosurve të tij shqiptarë, si Burim Kabashi, ai është një vend shtypjeje. Prandaj, Kabashi mblodhi peticione që ndërtesa të mbetet si muzeum dhe tani, ndërtesë është në pritje të statusit të ri.

Nora Ahmetaj, hulumtuese e çështjeve të drejtësisë tranzicionale, thotë se një problem mbizotërues në Kosovë është se nuk ka qasje të institucionalizuar ndaj asaj që përbën kujtesë kolektive. “Kujetsa kolektive ende nuk është proces i angazhimit qytetar, megjithatë  shumica e memorialeve janë nisma private. Nuk ka ende standarde sipas të cilave ato duhet ndërtohen”, thotë Ahmetaj.

Në vitin 2019, Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinëhapi ekspozitën e fëmijëve të vrarë nga forcat serbe të titulluar “Na ishte njëherë, mos qoftë kurrë”, duke ngjallur interesim dhe emocione të publikut. FDH tani po kërkon një vend të përhershëm për t’i ekspozuar fotografitë dhe gjërat personale të më shumë se 1,300 fëmijëve të vrarë gjatë luftës, por nuk  ka marrë ndonjë përgjigje.

Në një dimension tjetër të fëmijve të prekur nga lufta, Youth Initiative for Hman Rights (YIHR) nisi vitin e kaluar themelimin e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës, për të mbledhur historitë e atyre që ishin fëmijë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Edhe pse në shumicën e rasteve familjet e të rënëve i kanë ngritur vetë lapidarët e tyre, memorialet e tjera në Kosovë kanë filluar të ndërtohen shumë më vonë.
Dy dekada pas eksodit, kur rreth një milion shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre pasi NATO filloi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë, autoritet në Kosovë vendosën pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut një tren që përkujton largimin me dhunë të shqiptarëve nga forcat serbe.

Për të kujtuar eksodin e vitit 1999 të shqiptarëve të dëbuar me dhunë dhe të rreth 100,000 civilëve serbë e romë që u larguan pas luftës nga frika e hakmarrjes, YIHR ka themeluar rishtazi një muze virtual të refugjatëve.
Njëjtë sikurse me memorialet e periudhës së komunizmit, ku gratë ishin më pak të dukshme, ato munguan për një kohë të gjatë edhe në memorialet e viteve të pasluftës në Kosovë.

Memoriali “Heroinat” në qendër të Prishtinës ishte nismë personale e deputetes Alma Lama. Memoriali që tash i referohet viktimave të dhunës seksuale, nuk u përurua si i tillë. Pës nismën e deputetes dhe gjatë përurimit të tij, krerët e shtetit në atë kohë thanë se “i kushtohet kontributit dhe sakrificës së grave në luftën për lirinë dhe pavarsinë e vendit”.
“Kujtesa kolektive e një populli nuk është fikse, por ndryshon me kohën dhe ajo mund të ndryshojë ndër breza” thotë Ahmetaj.

Qasja ndaj elementëve të kujtesës kolektive pasqyron mënyrën se si është trajtuar trashëgimia e luftës në Kosovë dhe nismat e pakta të shtetit, shpesh të diskutueshmeNjë pllakë përkujtimore e ngritur në Lluzhan të Podujevës ka përfshirë vetëm viktimat shqiptare të sulmit ndaj një autobusi, por jo edhe ato serbe. Në një rast tjetër në Mitrovicë, në pllakën e viktimave të vrara në një treg mungonte një vajzë e vogël rome.

“Kjo tregon mosgatishmërinë nga ana e institucioneve për përkujtim gjithëpërfshirës”, thotë Trina Binaku, koordinatore e programit për Ballafaqimin me të Kaluarën pranë Youth Initiative for Human Rights (YIHR). 

Aktualisht, në Kosovë janë më shumë se 1,600 memoriale që lartësojnë luftëtarët dhe luftën e viteve 1998-99, që në hapsirën publike e kanë ekslipsuar tërsisht epokën e heroizmave të partizanëve.Në Gjilan, monumneti kubist i ushtarit të rënë i ndërtuar në vitin 1963, njeriu që mban një të vdekur në krahë, është dëshmi e viktimizimit aktiv të partizanëve. Kymonument është neglizhuar në vazhdimësi dhe pasi i shpëtoi një përpjekjeje për ta prishur, u zhvendos nga qendra në një skaj gati të padukshëm të një parku të vogël në Gjilan. 

“Kujtesës kolektive i mungon dimensioni i përkujtimit të viktimave civile. Fëmijët, gratë dhe minoritetet janë lënë në margjinat e perkujtimit, duke  mirëmbajtur një diskurs publik ku glorifikohet vetëm rezistenca e armatosur”, thotë Binaku.
 
 

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.