Kur trauma dhe dhuna manifestohen nëpër hapësira

„Këto janë peisazhet që edhe me kalimin e kohës ende nuk janë shëruar, aty ku çështja e kujtesës traumatike edhe kontestohet dhe ku trashëgimia e asaj që ka ndodhur vazhdon të ketë ndikim mbi të tashmen“

 

Të nderuar Lexues të Balkan.Perspectives,

Në Ballkanin Perëndimor, pas konflikteve të dhunshme të viteve 1990-të dhe fillimit të viteve 2000-të, trauma dhe dhuna janë skalitur në një shumëllojshmëri të hapësirave shoqërore. Numra të ndryshëm të revistës Balkan.Perspectives kanë shtjelluar ndërlikimet politike, shoqërore dhe kulturore dhe nevojën për të reflektuar vazhdimisht dhe në mënyrë kritike mbi atë se si konlfiktet e së kaluarës kanë ndikuar shoqëritë dhe vendet e ish-Jugosllavisë.

Ky numër i revistës Balkan.Perspectives synon t’i shtojë një tjetër nocion këtyre shtjellimeve. Numri 17 i Balkan.Perspectives me titullin “Dhuna që po ndodh – trauma dhe lufta në arkitekturë dhe në hapësirat publike” është reflektim kritik se si trauma, lufta dhe dhuna kanë formësuar mjedisin që na rrethon, ndërtesat dhe vendet ku jetojmë, duke e bërë kështu traumën pjesë të përditshmërisë sonë, duke i kontribuuar lartësimit të dhunës dhe ligjërimeve etno-nacionaliste. Shkatërrimi i ndërtesave dhe monumenteve specifike, vendeve të trashëgimisë kulturore apo infrastrukturës publike ka qenë strategji e konflikteve të dhunshme në rajon. Hulumtuesit kanë krijuar terma si “urbicid”, “peisazhe lufte”, “memoricid” apo “arkitekturë e luftës” për ta përshkruar këtë dukuri. Termat theksojnë se qytetet ishin jo vetëm vendet fizike ku u luftua, “por arkitektura dhe hapësira urbane u shndërruan edhe në armatim ushtarak” .

 

Author: Irina Subotić
15.07.2021
Nuk do të kenë sukses për ta shkatërruar jetën normale!

Author: Olga Manojlović Pintar
15.07.2021
Katër teza për arkitekturën e traumës

Author: Filip Koneski
15.07.2021
Urbanizmi pa respekt për të kaluarën / Shkupi

Author: Nermina Trbonja
15.07.2021
Memorializimi i së tashmes

Author: Filip Koneski
15.07.2021
Urbanizmi pa respekt për të kaluarën / Shkup – pjesa e dytë

Author: Arber Sadiki
15.07.2021
Arkitortura e dy dekadave të fundit

Author: Ares Shporta
15.07.2021
Kinematë e Kosovës në kontekst: një reportazh

Author: forumZFD
BROJ 17
15.07.2021
The Balkan Perspectives Podcast

Author: Ena Kukić
15.07.2021
KOMPLEKSI MEMORIAL I VRACËS: Shtresat e kujtesës

Impressum 17 - 07/2021

Kryeredaktor: Alexander Vojvoda

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegović-Bošnjakovi, Martin Filipovski, Ana Pejović

Autorë: Filip Koneskii, Ena Kukić, Olga Manojlović Pintar, Arbër Sadiki, Ares Shporta, Irina Subotić, Nermina Trbonja

Podkastet: Bosnje e Hercegovinë: platforma mediatike Naratorium, Đorđe Krajišnik, Armina Pilav, Damir Ugljen dhe Nedžad Novalić. Kosovë: Ekipi i Radio TILLT, Bekim Ramku dhe Serbeze Haxhiaj. Maqedonia e Veriut: Radio MOF, Filip Koneski. Serbi: programi radiofonik Ženergija në Radio Aparat, Zoe Gudović, Iva Čukić, Senka Domanović, Olja Nikolić Kia.

Dizajni (ballina): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Đorđević (BHKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip/anglisht), maqedonisht)

 

                                                                               

Çfarë është "Balkan.Perspectives"

 

Balkan.Perspectives është revistë rajonale që fokusohet tek ballafaqimi me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Revista botohet nga forumZFD në katër (4) gjuhë dhe është bashkëpunim ndërmjet Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Revista ofron hapësirë për shumëllojshmëri të këndvështrimeve lidhur me ballafaqimin me të kaluarën nga i gjithë rajoni. Duke sjellë një sërë pikëpamjesh, ne synojmë të sfidojmë stereotipet dhe narrativat etnocentrike, të inkurajojmë mendimin kritik dhe debatin më të gjerë për këto tema, si dhe të fuqizojmë qasjet konstruktive ndaj ballafaqimit me ngjarjet e të kaluarës së afërme.


Ju mund të abonoheni në versionin elektronik të revistës duke dërguar një e-mail në adresën: balkan.perspectives@forumzfd.de.


Ne mirëpresim dhe çmojmë mendimet tuaja për revistën tonë dhe shpresojmë se do të kënaqeni duke e lexuar!



  Newsletter

BALKAN.PERSPECTIVES