Mbi Ballafaqimin me të Kaluarën (faqja në internet)

Pas konflikteve të armatosura në ish-Jugosllavi, një numër i madh i njerëzve dhe organizatave të shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përqëndruan punën e tyre në Ballafaqimin me të Kaluarën, parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqës.

Një numër i lartë i organizatave, iniciativave, dhe individëve është  angazhuar në procesin e Ballafaqimit me të Kaluarën, ndërsa ekziston një varg aktivitetesh dhe publikimesh në këtë fushë.

Për të ruajtur këtë trashëgimi të rëndësishme të punës së organizatave, iniciativave, dhe individëve të Ballkanit Perënidmor, Forumi i Shërbimit Civil Paqësor (forumZFD), vendosi të zhvillojë një platformë resursesh mbi temat që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën dhe t’ua ofrojë këtë platformë të gjithë të interesuarve.

Kjo faqe rajonale e internetit, e cila përqëndrohet në temat që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën në Ballkanin Perëndimor, është platforma e parë me resurse të nevojshme për këtë qëllim, ndërsa shërben gjithashtu si databazë rajonale për të gjitha organizatat, individët dhe iniciativat rajonale që veprojnë në këtë fushë. Në të do të mblidhen publikimet, dokumentet dhe artikujt mbi këtë temë.

Përfituesit e kësaj platforme resursesh janë: organizatat joqeveritare, anëtarët e institucioneve qeveritare të përfshirë në procesin e Ballafaqimit me të Kaluarën, sikurse edhe akademikët, shoqëria civile, përfaqësuesit e fushës së artit, gazetarët, të rinjtë dhe të gjithë vendimarrësit që janë të interesuar për këtë temë.

Kjo faqe e internetit do të jetë e qasshme në gjuhën anlgeze, shqipe, maqedonase, boshnjake, dhe serbo-kroate.

 

Mbi forumZFD

“forumZFD” beson se një qasje rajonale është shumë e rëndësishmë në procesin e Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Pajtimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për këtë arsye ne besojmë se kjo platformë mund të jetë e dobishme në procesin në fjalë.

Forumi i Shërbimit Civil Paqësor “forumZFD”, Forum Ziviler Friedensdienst), është organizatë gjermane e themeluar më 1996. Si e tillë, “forumZFD” trajnon dhe angazhon ekspertë të paqes në rajonet e konfliktit, ku ata bashkëpunojnë me akterët vendorë për të promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe bashkëjetesën

Në Ballkanin Perëndimor. Fokusi është në projektet e ballafaqimit me të kaluarën dhe të zhvillimit të dialogut në mes të grupeve opozitare. Kjo përfshin projektet e ndërmjetësimit, mbështetjen e shoqërisë civile ose zhvillimin e kapacitetit të medieve, për një qasje më konstruktive në ballafaqim me të kaluarën.

Partner strategjik i “forumZFD” në Ballkanin Përndimor është pax Christi në dioqezën e Ahenit.

 

 

 

 

Për më shumë informata mbi forumZFD ju lutemt vizitoni  www.forumZFD.de.

Për më shumë informata mbi aktivitetet në Ballkanin Perëndimor në secilin shtet, na ndiqni në Facebook: