Një hero pozitiv për të gjithë? Memorializimi i Srgjan Aleksiqit në vendet e ish-Jugosllavisë

Burimi: Recom.link

Evropa Juglindore Bashkohore (Contemporary Southeastern Europe), një publikim shkencor ndërkombëtar i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore pranë Universitetit të Gracit në Austri, ka botuar një artikull mbi memorializimin e Srgjan Aleksiqit, një hero i luftës që është përkujtuar mjaft viteve të fundit, sidomos në Serbi dhe në Republikën Srpska.

Autor i artikullit është Nicolas Moll, hulumtues i pavarur, i cili jeton në Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë që nga viti 2007. Ai ka doktoraturë për Histori Bashkohore nga Universiteti i Frajbugut (University of Freiburg i.Br.,) Gjermani.

Përmbledhje

Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme, përkujtimi i personave që u kanë ndihmuar dhe kanë shpëtuar persona të tjerë të rrezikuar “nga ana tjetër” gjatë luftërave që shpërbënë Jugosllavinë, rrallëherë vihet në dukje. Megjithatë, ka një përjashtim: rasti i Srgjan Aleksiqit, një i ri, serb i Bosnjes, i cili u vra duke shpëtuar një të njohurin e vet mysliman në Trebinjë në janar 1993. Që nga viti 2007, Srgjan Aleksiqi jo vetëm është bërë i njohur publikisht, por kujtimi i tij përmendet pozitivisht në vende të ndryshme dhe nga grupe me përkatësi të ndryshme politike dhe etnike në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Ky artikull analizon shfaqjen e këtij kujtimi dhe narrativave rreth tij, sa i brishtë ose i fortë është konsensusi që është shfaqur rreth memories së tij dhe se çfarë tregon ky memorializim për kulturën aktuale të kujtesës në vendet e ish-Jugosllavisë dhe ato që evoluan prej saj.

Artikulli origjinal shkarkohet këtu:

n_moll_srdjan_aleksic (PDF)

Publikuar në Contemporary Southeastern Europe, 2016, 3(1), 1-31. Shkurt 2016.

FILTRO

READ THIS ALSO