NË TERRIN E TË PAGJETURVE

27 prill 2020 @20:00 për 2 minuta (në Kosovë)

Koalicioni joformal i OJQ-ve i përbërë nga: Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Integra, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe forumZFD – program në Kosovë; organizojnë aksion për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Me 27 prill 2020 në ora 20:00, organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta. Me 2 minuta errësirë në familjet tona, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet. 
Qe 20 vjet familjarët kërkojnë e shpresojnë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Qe 20 vjet ata presin në ankth për të ditur të vertetën por edhe për drejtësi për krimet që janë bërë ndaj familjarëve të tyre.

Qe 20 vjet familjarët dhe shoqëria kosovare përballen me neglizhencë institucionale për zbardhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Prandaj, edhe në këtë ditë, si çdo ditë tjetër, ne nuk do t’i harrojmë. Do të vazhdojmë t’i kujtojmë personat e pagjetur, sepse ata janë pjesë e jona.

Qeverisë se Kosovës do të vazhdojmë t’i kërkojmë përgjegjësinë ligjore dhe morale që ka për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur, ndërsa shoqërisë kosovare përgjegjësinë kolektive që ka për të mos harruar asnjëherë.

Facebook Event Link: https://www.facebook.com/events/233539661186082/

FILTRO

READ THIS ALSO