Java e Filmit Bekim Fehmiu në Kosovë, 6-10 tetor 2015

Festivali shpreson të inicojë më shumë dialog dhe shkëmbim kulturor ndërmjet Kosovës e Serbisë për të ndihmuar në përmirësmin e marrëdhënieve sociale, politike e kulturore ndërmjet të dy shoqërive. Inspirimi për mbajtjen e festivalit buron nga puna dhe arritjet e Bekim Fehmiut, një simbol të hapësirës dikur të unifikuar kulturore. Ne shpresojmë se kjo ngjarje do të bëhet tradicionale dhe do të vazhdojë t’i kontribuojë vendosjes së paqës së përhershme dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

‘Java e Filmit Bekim Fehmiu’ është festival që do të mbahet në Kosovë për herë të parë më vonë në këtë vit. Ndërmjet 6 dhe 10 tetorit 2015, pesë filma në të cilët ka aktruar Bekim Fehmiu, do të shfaqen para publikut kosovar në Pristhinë dhe në Prizren. Festivali nis më 6 tetor në Prishtinë me shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave” që ishte fitues i Çmimit të Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë më 1967. “Java e Filmit Bekim Fehmiu” do të përshkruhet edhe nga shfaqja e filmave të tjerë si “Gjethi i gjerë”, “Era/Furtuna”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin’. Hyrja për të gjitha shfaqjet do të jetë tërësisht e lirë.

Për më shumë informata mbi festivalin dhe programin, klikoni linkun më poshtë: www.mireditadobardan.com.

Agjenda për shfaqjen e Filmave të Bekim Fehmiut:

1

Opening Ceremony

Opening Ceremony

Ceremonia e Hapjes

06.10.2015

20.00

Kino ABC, Prishtinë

2

Skupljaci perja

I Even Met Happy Gypsies

Mbledhësit e puplave

06.10.2015

20.30

Kino ABC, Prishtinë

3

Siroko je lisce

Leaves are wide

Gjethi i gjerë

07.10.2015

13.00

Kino ABC, Prishtinë

4

Kosava

The wind

Era/Furtuna

08.10.2015

13.00

Kino ABC, Prishtinë

5

Specijalno vaspitanje

Special education

Edukimi special

09.10.2015

17.00

Dokukino, Prizren

6

Klopka za generala

Trap for the General

Kurthi për Gjeneralin

10.10.2015

17.00

Dokukino, Prizren

 

FILTRO

READ THIS ALSO