Autor: Mirela Đapo

Drejtësia tranzicionale: teoria kundrejt realitetit

KONCEPTI

Koncepti i drejtësisë tranzicionale u shfaq nga lëvizja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe u popullarizua në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Fillimisht, termi drejtësi tranzicionale i referohet procesimit gjyqësor të shkeljeve të të drejtave të njeriut të bëra nga regjimet diktatoriale gjatë tranzicionet drejt shoqërive demokratike. Më vonë, termi drejtësi tranzicionale nisi t’i referohet ndjekjes penale të krimee të luftës dhe shkeljeve masive të të drejtave të njeriut të bëra gjatë luftës. Sot, drejtësia tranzicionale ka një kuptim të gjerë dhe i referohet krijimit të tribunalëve, komisioneve për të vërtetën, komisioneve për reparacione, si dhe nismave politike dhe shoqërore që i dedikohen konstatimit të fakteve, pajtimit dhe kulturës së kujtimit.

PROCESI

PËRGJEGJËSIA

Rrjedh nga fakti se asnjë shoqëri nuk mund të pretendojë se është e lirë dhe demokratike nëse nuk respekton sundimin e ligjit. Sidoqoftë, duhet të kuptohet se në rastet e shkeljes masive të të drejtave të njeriut, si në luftërat në ish-Jugosllavi, Ruanda dhe në Sierra Leone, është e pamundur që të gjithë kryesit të ndiqen penalisht. Për këtë arsye, është e nevojshme të fokusohemi tek aktivitete shtesë që fokusohen tek dokumentimi i së vërtetës së të kaluarës.

DOKUMENTIMI I TË VËRTETËS

Brenda dokumentimit të të vërtetës, ekzistojnë katër fokuse kryesore:

  1. 1) E vërteta objektive apo forenzike (prova fizike dhe fakte për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe personat e pagjetur),

2)    e vërteta narrative (dëshmi jozyrtare – rrëfime të viktimave dhe të kryesve),

3)    e vërteta sociale ose dialogjike (diskutime dhe debate), dhe

4)    e vërteta restauruese (dokumentimi i fakteve që restaurojnë (rikthejnë) dinjitetin e viktimave dhe të të mbijetuarve).

REPARACIONI

Reparacioni luan një rol shumë të rëndësishëm, pasi bie nën përpjekjet direkte që ndërmerren në emër të viktimave. Për fat të keq, reparacionet e duhura janë shumë të rralla. Megjithatë, këto përpjekje duhet të lidhen me procesin e njohjes së të vërtetës, përndryshe mund të interpretohen si të pandershme.

 

REFORMA INSTITUCIONALE

Reformat institucionale janë parakusht për të vërtetën dhe pajtimin. Në shumicën e rasteve, komisionet e së vërtetës fokusohen tek përgjegjësia individuale dhe jo e institucioneve që i kanë kontribuar direkt shkeljeve të të drejtave të njeriut.

PAJTIMI

Pajtimi duhet të shoqërohet nga njohja e së kaluarës, pranimi i përgjegjësive dhe hapa drejt ndërtimit të besimit. Është proces afatgjatë dhe varet nga situata specifike e shoqërisë. Në shoqëri thellësisht të përçara, procesi i pajtimit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse të gjitha palët pajtohen për një version të përbashkët të së vërtetës që pranohet nga ata që kanë kryer padrejtësinë, ata që luftuan kundër padrejtësisë dhe ata që pretendojnë se nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

 

BARAZIA GJINORE

Duke patur parasysh përvojën e dhunimeve sistematike të grave dhe vajzave gjatë luftës në vendet e ish-Jugosllavisë, Ruanda dhe Sierra Leone, gjatë procesit të pajtimit i duhet kushtuar vëmendje e veçantë pabarazisë së rrënjosur thellë të të drejtave të burrave dhe grave. Feministet pretendojnë se diskutsi “mashkullor” për krime dhe ndëshkime nuk është mjaftueshëm fleksibël dhe se komisionet e së vërtetës ofrojnë një zgjidhje më të mirë se sa gjykimet, pasi ofrojnë një alternativë për procesin e ngurtë të dokumentimit të krimeve. për çdo rast, është e rëndësishme të merret parasysh se barazia gjinore është pjesë përbërëse e drejtësisë sociale. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të implementohen masa të pranueshme nga shoqëria për të shmangur padrejtësinë dhe për të parandaluar mundësinë që ata të cilët janë fajtore për krime në masë kundër grave të mos dalin pa u ndëshkuar aspak.

VIKTIMIZIMI

Termi “viktimizim” përdoret kur roli i viktimës (viktima e luftës, dhunës, diskriminimit etj.) i caktohet individit ose grupeve. Roli i viktimës mund të caktohet së jashtmi (caktohet nga dikush tjetër) ose personalisht (i caktohet vetes). Procesi i vetë-viktimizimit është shtjelluar gjerësisht në lidhje me Holokaustin, pasi shumë nga kryesit e krimeve të luftës e kanë paraqitur veten si viktima të regjimit nazist si mënyrë për të mohuar ose relativizuar krimet e tyre. Kjo dukuri e vetë-caktimit të rolit të viktimës është e dukshme në përvojën e vendeve të ish-Jugosllavisë, ku grupe të ndryshme etnike vazhdojnë të kultivojnë kulturën e mohimit të përgjegjësisë dhe të asimilojnë rolin e viktimës kolektive mitologjike. Ky lloj i viktimizimit ka shumë shtresa dhe ekziston në këto nivele:

1) Grupet etnike viktimizohen nga “të tjerët” me të cilët luftuan në luftë dhe i fajësojnë ata jo vetëm për luftën, por edhe pas pasojat e luftës (gjendja e vështirë ekonomike, refugjatë dhe të zhvendosur të shumtë, shkalla në rritje e krimit etj.)

2) Grupet etnike ndjejnë se janë viktimizuar nga politikanët e tyre dhe fuqitë botërore, dhe

3) Grupet etnike e pranojnë rolin e viktimës, sepse i çliron nga përgjegjësia për fatin e vet dhe për fatin e shoqërisë së tyre.

Për sa kohë që vendet e ish-Jugosllavisë kanë ngecur në rolin e viktimës, nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme në rajon.

 

KUJTESA SELEKTIVE

Ekzistenca e versioneve të shumta të së “vërtetës” është rezultat i konflikteve të armatosura në të cilat ka disa palë interesi dhe secila palë nga përvojat e veta specifike dhe vizionet e veta të së vërtetës. Shumë prej këtyre versioneve të së “vërtetës” janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën, gjë që i kontribuon krijimit të interpretimeve të ndryshme të ngjarjeve historike që më pas u kalohen brezave të ardhshëm gjatë shkollimit. Duke qenë se është pothuajse e pamundur të fshihen vizionet e ndryshme të “së vërtetës”, sidomos nëse janë rrënjosur tashme në disa breza, në atë rast, e vetmja zgjidhje është të pranohet fakti se ka versioni të shumta të së “vërtetës” dhe të gjendet një marrëveshje për të rishikuar librat shkollorë dhe për të treguar të dyja versionet e së “vërtetës”. Në këtë mënyrë, brezat e rinj do të familjarizohen me kundërvënien e të “vërtetave” dhe mund të punojnë për të zhvilluar një kulturë të mirëkuptimit.

 

NEVOJA PËR HULUMTIME TË TJERA

Deri më tani janë bërë shumë hulumtime mbi temën e pajtimit të armiqve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe të ballafaqimit të viktimave dhe kryesëve të Holokaustit, por deri më tani ende nuk është bërë ndonjë hulumtim për pajtimin pas luftës civile dhe dhunës etnike në shoqëri thellësisht të përçara. Në këto raste, ngrihet pyetja: kush ka nevojë të pajtohet me kë? A është proces i pajtimit individual midis viktimës dhe kryesit apo pajtim ndërmjet shoqërive? Cilat janë dallimet ndërmjet procesit të pajtimit në nivele individuale dhe kolektive dhe si ndërlidhen këto me pajtimin më të gjerë politik në vend dhe ndërkombëtarisht?

Në bazë të përvojës paraprake, pajtimi duhet të bëhet në bazë të një niveli të caktuar të drejtësisë, reparacionit dhe pranimit të së vërtetës. Nga njëra anë, shumica e shkencëtarëve pajtohen dhe pas konflikteve të armatosura ku kanë ndodhur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, nismat që fokusohen rreptësisht tek dëshmitë mjeko-ligjore dhe faktet janë të nevojshme për të krijuar llogaridhënien dhe për të konstatuar të gjitha faktet (p.sh. numri i njerëzve të vrarë, numri i të pagjeturve etj.). Nga ana tjetër, shkencëtarët paralajmërojnë se krijimi i të “vërtetës së dhimbshme” në shoqëri thellësisht të përçara mund të shkaktojë pakënaqësi dhe të nxisë probleme dhe konflikte të reja.

 

Rreth autores:

Mirela Dapo, ka master shkencor në Drejtësinë Penale nga Universiteti i Teksasit - Pan Amerikan, është Drejtoreshë Ekzekutive dhe Koordinatore e Projektit në Shoqatën për Drejtësi Tranzicionale, Llogaridhënie dhe Kujtesë në BeH (TJAR në BeH).

 

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.