Autor: Nebojša Šavija – Valha

Jajce – nxënësit luftojnë kundër ndasive etnike

Në majin e vitit 2016, media në të gjithë Bosnje e Hercegovinën botoi një lajm të “pabesueshëm”: një grup i nxënësve nga Shkolla e Mesme Profesionale “Jajce” kishin dalë nëpër rrugët e kësaj qyteze të vogël në Bosnjen qendrore, ku ka një proporcion pothuajse identik të boshnjakëve dhe kroatëve, me shumë pak persona që vetëidentifikohen se u përkasin kategorive të tjera, kishin lidhur flamuj e Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë dhe kishin organizuar një protestë paqësore në rrugë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit të Kantonit të Bosnjes Qendrore lidhur me hapjen e shkollave të reja në Jajce. Shkollat e reja pritej të funksiononin ekskluzivisht në bazë të kurrikulumit në gjuhën boshnjake. Praktikisht, kjo nënkuptonte ndarje etnike të tri shkollave ekzistuese shumëetnike në gjashtë shkolla monoetnike me administratën dhe trupin mësimdhënës të vet. Pra, tri shkolla do të funksiononin në bazë të kurrikulës në boshnjakisht dhe tri shkolla do të funksiononin në bazë të kurrikulës në kroatisht. Kjo është një dukur tashmë e njohur në Bosnje e Hercegovinë që quhet “dy shkolla nën një çati” që është një nga shembujt më të hapur të segregimit etnik në komunitetet lokale të Bosnje e Hercegovinës.

Për paradoks, arsimi në Bosnje e Hercegovinë konsiderohet si një nga çështjet kryesore të kontestuara, por në të njëjtën kohë është sfera pragmatike e bashkëpunimit ndërmjet elitave qeverisëse etnopolitike, që, duke patur parasysh faktin se preferojnë kurrikula të bazuara në përkatësitë etknike dhe segregim të nxënësve, e mbajnë shoqërinë të ndarë dhe përfitojnë nga kjo gjë si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht. Në kontekstin e një “bashkëpunimi” të tillë, Ministria ka miratuar vendimin për themelimin e tri shkollave të tilla të reja në Jajce, duke e arsyetuar këtë me nevojën për të eliminuar diskriminimin kundër nxënësve boshnjakë, të cilët kanë ndjekur mësime në bazë të kurrikulës në gjuhën kroate, përmbajtja e së cilës kryesisht ka të bëjë me kontekstin kulturor kroat. Pasi kuptuan se krijimi i tri shkollave të reja nënkuptonte se do të ndaheshin në bazë të etnisë, gjë që do të vinte në rrezik lidhjet e tyre ndëretnike, miqësore, të interesit dhe sociale, nxënësit organizuan protesta.

Nën presionin e medias dhe publikut të gjerë që mbështesnin nxënësit, Ministria e pezulloi vendimin për një periudhë të pacaktuar kohore. Megjithatë, duke qenë se nxënësit ishin të bindur se vendimi do të rikthehej në fuqi shumë shpejt, ata nga Shkolla e Mesme Profesionale “Jajce” organizuan një sërë aktivistetesh, diskutimesh në tryeza të rrumbullakëta, ligjërata publike dhe aksione bashkë me mësimdhënësit e tyre, gjë që e forcoi pozicionin e tyre në publik e madje u siguroi përkrahjen e komuniteteve fetare dhe të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë. Duke përdorur qasjen shumëpalëshe dhe duke vepruar në sinergji me aktorë të tjerë, nxënësit fituan dhe Ministria më në fund hoqi dorë nga vendimi për t’i ndarë shkollat, gjë që u paraqit si zgjidhja për diskriminimin kundër nxënësve boshnjakë dhe solli dy tematikat e munguara nga “grupi i lëndëve kombëtare” në kurrikulën e rregullt shkollore.

Sa i përket rëndësisë së betejës së tyre për komunitetin e vet, por edhe për Bosnje e Hercegovinën në përgjithësi, nxënësit thanë: “Qëllimi i protestave ishte të parandaloheshin ndasitë. Të ushtronim presion mbi Ministrinë. Ne shprehëm vullnetin tonë për të siguruar ndryshime të dobishme. Ne duam që kurrikula të ndryshohet, në mënyrë që të gjithë të kenë të njëjtat të drejta dhe arsim me cilësi të lartë. Është e rëndësishme të ngremë zërin dhe që zëri ynë të dëgjohet për të penguar segregimin. Kemi përkrahjen e të gjithë nxënësve të shkollës së mesme. Është e rëndësishme që Qeveria të vihet në dijeni të faktit se ne, nxënësit e Jajces, nuk jemi vetëm, se ne ngremë zërin kundër segregimit, por që për këtë kemi mbështetjen e bashkëmoshatarëve nga e gjithë Bosnje e Hercegovina.

Rëndësia e protestave në Jajce qëndron në faktin se po ndërmarrim një hap të vogël kundër segregimit. Rëndësia e tyre për Bosnje e Hercegovinën është se nxënësit nga shkollat e tjera të mesme në të gjithë Bosnje e Hercegovinën, të cilëve u mungon guximi të ngrenë zërin, të inkurajohen për ta bërë [sido që të jetë]. Qëllimi është të zgjidhet çështja kombëtare, të tejkalon ndarisë dhe në fund fare, të përmirësohet cilësia e arsimit. Ne do të donim që politikanët në të gjithë Bosnje e Hercegovinën ta kuptojnë se kemi pikëpamje të qarta për këtë gjë”. [1]

Edhe pse nxënësit fituan, sikurse thonë vetë ata, ky është “një hap i vogël kundër segregimit”. Ata janë të vetëdijshëm se politikat e paparashikueshme në nivelet më të larta mund t’i përmbysin gjërat kurdo. Në këtë drejtim, ata e kanë vaqzhduar bashkëpunimin me mësimdhënësit, pjesërisht edhe me prindërit e tyre për ta fuqizuar pozicionin dhe rolin e vet në shoqëri, përmes një sërë aktivitetesh shumëetnike që i kontribuojnë përmirësimit të marrëdhënieve shumëetnike në Jajce. Në të njëjtën kohë, ata kani filluar edhe aktivitete për të fuqizuar nxënësit nga shkollat fillore të ndara në baza etnike duke punuar me eliminimin e stereotipeve dhe paragjykimve për grupe të tjera etnike dhe duke ndërtuar miqësi përgjatë vijave etnike. Kjo do t’i përgatisë ata për një mjedis shumëetnik në shkolla të mesme shumëetnike, ku do të vijojnë arsimimin e tyre. Fakti se që nga viti tjetër, nxënësit e shkollës fillore nga Qyteza Mrkonjiq, qytezë pranë në Republikën Srpska, do të marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta, tregon se historia po merr dimensione më të gjera.

Në bazë të besimit se ndryshimi i qëndrueshëm shoqëror vjen nga qasja poshtë-lart, se ai rrjedh nga përditshmëria e komunitetit lokal dhe përfshin proces afatgjatë, të planifikuar dhe të udhëhequr në nivel lokal, ku përfshihen të gjithë aktorët e rëndësishëm të komunitetit, Qendra e Dialogut Nansen në Sarajevë (NDC) është përfshirë në mënyrë aktive në Jajce si katalizator i proceseve të tilla që nga viti 2009. Një kapital i fuqishëm shoqëror që ndërton ura [2] u krijua në këtë komunitet të ndarë në bashkëpunim me qeverinë lokale, shkollën dhe disa OJQ, të cilat, sipas respondentëver [3] i kanë kontribuar gjerësisht protestave. Duke u mbështetur tek bashkëpunimi i suksesshëm ekzistues dhe mbi të njëjtat parime, nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre i vijuan aktivitetet me përkrahjen e Qendrën për Dialog Nansen (NDC) dhe partnerëve të saj, Klubit Alpin Qusine, Fondacionit SHL dhe Forum ZFD. Përveç përkrahjes së menjëhershme me zbatimin e aktiviteteve lokale, angazhimi i një numri më të madh të organizatave bën të mund të përhapet tregimi pozitiv për nxënësit nga Jajce që t’u ndihmohet të rinjve në të gjithë Bosnje e Hercegovinën të luftojnë segregimin etnik ekzistues apo me forma të reja në mënyrë të ngjashme.

 

Nebojsha Shavija – Valha, PhD, antropolog social, menaxher për zhvillim të projekteve dhe hulumtues.

 

Autore e fotografisë: Ljuljjeta Goranci-Brkiq

21 prill 2018, pikëtakimi i Klubit Alpin Qusine, Jajce, Kmapi Nansen: “Përshëndete pranverën”. Kampi mblodhi bashkë një grup shumëetnik prej shtatëmbëdhjetë nxënësish, mësimdhënësish dhe prindërish nga komunat Jajce (BeH) dhe Jezero (RS). Znj. Snezhana Ruzhiçiq, kryetare e komunës së Jezeros dhe Z. Edin Hozan, kryetari i komunës së Jajces iu bashkuan pjesëmarrësve.

 


[1] Përmbledhje e pikëpamjeve të shprehua nga nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Jajce” gjatë punës së tyre në fokus grup për qëllime të rastit studimor Jajce – Makineria për prodhimin e historisë, nxënësit protestojnë kundër ndarjeve etnike, zbatuar nga NDC Sarajevë në periudhën korrik – gusht 2017. Drafti në anglisht i raportit mund të sigurohet sipas kërkesës.

[2] Kapitali social për ndërtim të urave

[3] Nga studimi i përmendur.

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.