Autor: Marijana Toma

Si e kujtojmë 24 marsin e vitit 1999?

Lufta në Kosovë nisi në fillim të vitit 1998 si një fund i përgjakshëm i krizës së gjatë politike në Kosovë që paralizoi jetën në krahinën e atëherëshme jugore serbe, veçanërisht pasi që Sllobodan Millosheviqi erdhi në pushtet në fund të viteve 1980.

Pas disa nismave të pasuksesshme diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare për t'i dhënë fund konfliktit ndërmjet forcave serbe (Ministrisë së Brendshme serbe dhe Ushtrisë së Jugosllavisë) me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës përmes kanaleve diplomatike, NATO filloi ndërhyrjen ushtarake kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në mars të vitit 1999. Bombardimi zgjati deri në qershor të vitit 1999, kur u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës midis RF të Jugosllavisë dhe NATO-s, me të cilën u ra dakord të krijohej një mision ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, si dhe tërheqja e plotë e policisë dhe ushtrisë serbe nga Kosova.

Deri në qershor të vitit 1999, konflikti i armatosur në Kosovë u shoqërua me krime masive të luftës kundër popullatës civile shqiptare, ndërkohë që represioni ndaj popullatës joshqiptare lokale u pasua kryesisht pas tërheqjes së forcave serbe edhe pse krimet u kryen në 1998 dhe 1999. Më shumë se 13,500 njerëz u vranë gjatë luftës në Kosovë, duke përfshirë më shumë se 10,000 shqiptarë, më shumë se 2,000 serbë dhe më shumë se 500 romë, boshnjakë, malazezë dhe joshqiptarë të tjerë u vranë, ose u zhdukën.[1]  

Më 24 mars 2018, Serbia do të shënojë 19 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s. Këtë vit, si dhe në ato vite të mëparshme, pritet të zhvillohen një sërë ngjarjesh në të cilat përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Serbisë do të përkujtojnë qytetarët e Serbisë si dhe bashkësinë ndërkombëtare për vuajtjet dhe pësimet që i përjetoi Serbia në pranverën e vitit 1999.

Vitin e kaluar, ngjarja qendrore shtetërore u zhvillua në Grykën e Gërdeliçkës, ku më 12 prill 1999 NATO goditi një tren ku u vranë 15 vetë - 12 civilë, Radomir Jovanoviq (1954), Zoran Jovanoviq (1964), Ana Markoviq (1973), Ivan Markoviq (1973), Petar Mlladenoviq (1952), Verka Mlladenoviq (1952), Svetomir Petkoviq (1934), Vidosav Stanijanoviq (1954), Divna Stanijanoviq (1959), Branimir Stanijanoviq (1993), Simeon Todorov (1968) dhe Jasmina Veljkoviq (1973), si dhe tre persona të paidentifikuar.

Para urës hekurudhore në grykën e Gërdeliqkës, ku është vendosur një monument me emrat e të vrarëve, Kryeministri i (atëherëshëm) i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëriti atë që ai dhe paraardhësit e tij për vite me rradhë kanë thënë - e dënoi agresionin e NATO-s kundër një vendi sovran, të përshkruar si "një nga agresionet më brutale në historinë moderne të luftës dhe historisë së qytetërimit njerëzor" dhe "marshimin e tmerrshëm të aleancës më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit", u tha se “19 vendet e botës kishin një nevojë për të treguar se ata janë më të fortë, më të pasur dhe më të armatosur sesa një vendi i vogël, Serbia jonë”. “Duke hedhur më shumë se 50,000 raketa, pothuajse një raketë për kilometër katror dhe tre kilogram bomba mbi secilin prej nesh" dhe se “janë përdorur më shumë se 1,150 avionë të cilët kanë kryer më shumë se 30,000 fluturime dhe se në konfliktin e armatosur me Serbinë kanë shpenzuar para sipas llogaritjeve të NATO-s të mjaftueshme për të ushqyer 80 milionë njerëz”, duke shkaktuar dëme shtetit të Serbisë në vlerë nga 30 deri në 100 miliardë $. Vuqiq përsëriti se gjatë bombardimit të Serbisë janë vrarë më shumë se 2,000 civilë,  rreth 1,000 ushtarë dhe policë, si dhe 79 fëmijë. [2]

Për Serbinë, bombardimet tre-mujore të NATO-s nga marsi deri në qershor të vitit 1999 kanë një vend të veçantë të kujtesës mbi luftërat e dekadës së fundit të shekullit të 20-të, për disa arsye. Para së gjithash, ky është i vetmi konflikt i armatosur në të cilin Serbia pranon se ka marrë pjesë në të, ndryshe nga luftërat në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, në të cilat shteti refuzon pjesëmarrjen formale. Pastaj, këmbëngulet vazhdimisht, për avantazhet e palës me të cilën Serbia ka hyrë në konflikt dhe kështu paraqitet konflikti si një konflikt midis Davidit dhe Goliatit - flitet për avantazhe sikurse janë pasuria, njerëzimi dhe armët e vendeve të NATO-s në lidhje me Serbinë dhe insistohet në faktin se u sulmua nga forca më e fortë ushtarake në atë moment. Dhe ndoshta arsyeja më e rëndësishme në mesin e tyre, ky ishte një konflikt që ka ndodhur në territorin e Serbisë dhe i pari në të cilin Serbisë i është dhënë goditje e rëndë, kryesisht në humbje njerëzore dhe dëme materiale.

Gjatë 19 viteve të fundit, Serbia ka kultivuar rrënjësisht kultin e viktimës së vetme të këtij konflikti. Vit pas viti, autoritetet, intelektualët, aktivistët dhe mediat, me kujdes të veçantë zgjidhnin burimet për  interpretimin e tyre (kryesisht të gabuara) të fakteve, duke numëruar aeroplanë, fluturimet e tyre, kilogramët e bombave të hedhura për kokë banori, si dhe numrin e raketave të hedhura për kilometër katror. Mediat theksojnë numrin e shkollave, kopshteve, spitaleve dhe urave, [3], konsultohen me punonjësit e shëndetësisë të cilët përdorin në mënyrë selektive ose keqpërdorin njohuritë e pamjaftueshme dhe jo tërësisht të besueshme të hulumtimeve të cilat nuk janë në dispozicion, duke shkaktuar panik në gjoja përdorimin e dyshuar të armëve kimike dhe në mënyrë  të papërgjegjshme dalin me pretendime se kundër Serbisë është zhvilluar një luftë bërthamore [4]. Ndërsa kriminelët e luftës intensitetin e bombardimeve të Serbisë e  krahasojnë me mënyrën e shkatërrimit të bombave bërthamore në Nagasaki dhe Hiroshima [5]. Dëmet e shkaktuara edhe pas gati 20 viteve vlerësohen me metodën: “përafërsisht”, edhe vetë presidenti Vuçiq i lejon vetes të thotë se vlerësimet variojnë në intervalin prej 30 deri në 100 miliardë dollarë, çka mjaft flet për seriozitetin e vlerësimeve të tilla.

Serbia flet në mënyrë të papërgjegjshme për viktimat - përfaqësuesit e institucioneve flasin rreth vlerësimeve për rreth 3,000 të vdekur - 2,000 civilë dhe 1,000 ushtarë dhe polici [6]. Ndërsa vlerësimet e raportuara nga disa media variojnë deri në 4,000 [7]. Emrat e viktimave përmenden në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm në raste të njohura të sulmeve të NATO-s. Publiku di për emrat e viktimave të vrarë në bombardimet e ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë, për Milica Rakiqin, një vajzë trevjeçare që vdiq në Batajnica, ose Sanja Millenkoviç (16), e cila vdiq në bombardimet e Varvarinit.

Emrat e viktimave të tjera, Serbia kryesisht nuk i di, kështu që as nuk i kujton ato, sepse nuk ka si t’i kujtojë. Viktimat shqiptare që u vranë në bombardimet e NATO-s, ashtu sikurse ato viktima që u vranë nga forcat serbe në të njëjtën periudhë, për Serbinë absolutisht nuk ekzistojnë.

Për pothuajse 20 vjet, shteti i Serbisë i shmanget krijimit të një liste zyrtare të personave që kanë humbur jetën në bombardimet e NATO-s. Në vend të shtetit, kjo listë u krijua nga Qendra për të Drejtën Humanitare, një organizatë joqeveritare që ka punuar për më shumë se një dekadë për të hulumtuar dhe dokumentuar personat e vdekur, të vrarë dhe të pagjetur në luftërat në ish-Jugosllavi dhe rrethanat nën të cilat këta njerëz humbën jetën. Sipas të dhënave të FDH, gjithsej 754 njerëz humbën jetën në bombardimet e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Mes tyre, numri më i madh është i serbëve dhe malazezëve - 464, nga të cilët 207 civilë, 20 policë dhe 237 ushtarë. Të vrarë janë 246 shqiptarë, nga të cilët 219 civilë, 1 polic dhe 26 ushtarë. Janë vrarë 16 romë dhe ashkali, 14 civilë dhe 2 ushtarë. Gjithashtu edhe 28 njerëz të nacionaliteteve të ndryshme humbën jetën, prej të cilëve 14 ishin civilë dhe 14 ushtarë. Në bombardime, u vranë 100 fëmijë nën moshën 18 vjeçare - 65 fëmijë të nacionalitetit shqiptar, 25 fëmijë të nacionalitetit serb dhe malazez si dhe 10 fëmijë të kombësive të tjera. [8] Në këtë listë nuk ka vlerësime dhe viktimat regjistrohen sipas emrit dhe mbiemrit, janë shënuar datat e lindjes dhe vdekjes së tyre, vendlindja, kombësia dhe statusi i tyre (ushtarak /civil).

Kanë kaluar 19 vjet që nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s. Megjithëse përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë shpesh dhe gatshëm shprehin gatishmërinë për procesin e pajtimit me fqinjët e tyre, veçanërisht kur është kjo një kërkesë për të fituar pikë për bashkësinë ndërkombëtare, është e qartë nga hapat e marra apo jo, se Serbia jo vetëm që me sukses refuzon të përballet me trashëgiminë e krimeve që janë kryer nga forcat e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, por gjithashtu refuzon të pranojë vuajtjet e viktimave të saj duke mos përcaktuar faktet dhe rrethanat mbi vrasjet e tyre.

Në vend të kësaj, Serbia vazhdon të manipulojë faktet jashtë kontekstit, duke këmbëngulur në një narrativë agresive, pa asnjë arsye që kinse, papritmas është përmbysur në luftërat që i kanë ndodhur asaj si një fatkeqësi natyrore dhe jo si një grumbull i përpjekjeve të planifikuara me kujdes, në të cilat përpjekje gjeneratat e tëra marrin pjesë, me ose pa dëshirë; vazhdon duke numëruar aeroplanë, bomba dhe raketa që shkatërruan spitalet, shkollat dhe urat, dhe të vlerësojë jetët e humbura njerëzore dhe vlerësimet e tilla ende ndryshojnë në qindra dhe mijëra; vazhdon të formojë komisione të ekspertëve të profileve të ndryshme me qëllim të "analizimit të analizave të mëparshme" dhe " t’i vërtetojë në mënyrë matematikore” faktet për krimet [9]; vazhdon të jetojë në mitet e kujdesshme mbi vuajtjet e saj, ndërkaq viktimat e saj vazhdon t’i përulë duke gënjyer për numrin e tyre dhe mos i kujtuar sipas emrit dhe mbiemrit e tyre, në mënyrë që të vazhdojë manipulimin me numrin e tyre. Me këtë, Serbia jo vetëm që nuk është udhëheqëse e procesit të pajtimit në rajon, por vazhdon të kultivojë një brez tjetër të dedikuar për vuajtje që do t’i ndodhin papritur dhe të papërgatitur.

 

Marijana Toma, aktiviste për të drejtat e njeriut, historiane dhe eksperte në lëminë e drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën nga Beogradi.


[1] Available at: http://www.hlc-rdc.org/?p=28185. Accessed on March 14, 2018.

[2] Vranjska plus TV, speech of the Prime Minister of Serbia, Aleksandar Vučić, during the marking of the 18th anniversary of NATO bombing in front of the railway bridge in Grdelica. Vranjska plus TV, broadcast on March 24, 2017, https://www.youtube.com/watch?v=zfzpmUK1UtY. Accessed on: March 12, 2018.

[3] Večernje novosti, Godišnjica NATO bombardovanja: Sećanje na 78 dana pakla (NATO Bombing Anniversary: Remembering 78 Days of Hell), available at: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html:656622-GODISNjICA-NATO-BOMBARDOVANjA-Secanje-na-78-dana-pakla, accessed on: March 15, 2018.

[4] Srbija danas, Dr Danica Grujičić: NATO je protiv Srbije vodio nuklearni i hemijski rat (NATO was waging a nuclear and chemical war against Serbia) October 26, 2017, available at: https://www.srbijadanas.net/dr-danica-grujicic-nato-je-protiv-srbije-vodio-nuklearni-i-hemijski-rat/, accessed on: March 14, 2018.

[5] Večernje novosti, „NATO na Srbiju sručio osam 'Hirošima“(The NATO Dropped Eight Hiroshimas on Serbia), October 9, 2017, available at: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html:689704-Nato-na-Srbiju-srucio-osam-Hirosima, accessed on: March 14, 2018.

[6] Ibid.

[7] Telegraf, “Evo koliko je SRBA stvarno POBIO NATO tokom bombardovanja! (This is how many SERBS THE NATO really KILLED during the bombing!) (PHOTO) (VIDEO)“, March 24, 2015, available at:

http://www.telegraf.rs/vesti/politika/1491881-evo-koliko-je-srba-stvarno-pobio-nato-tokom-bombardovanja-foto-video, accessed on: March 14, 2018.

[8] According to data of the Humanitarian Law Centre, in case of four persons that are on the list of human losses during the NATO bombing, it was established that they died under different circumstances. The list of human losses during the NATO bombing is available on the website of the Humanitarian Law Centre: http://www.hlc-rdc.org/db/nato/index.html.

[9] B92, Utvrditi posledice bombardovanja i razmisliti o tužbi (Establish Consequences of the Bombing and Consider Legal Action), September 23, 2017, available at: https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2017&mm=09&dd=23&nav_category=12&nav_id=1306691, accessed on: March 14, 2018.

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.