Autor: Marko Krtolica

Definimi i konceptit të drejtësisë së tranzicionit

Zhvillimi i konceptit të drejtësisë së tranzicionit paraqet një prej ngjarjeve më dramatike në shkencën juridiko politike. Rrallëherë mund të gjejmë koncept tjetër ose teori në shkencën juridiko politike, që ka arritur të zhvillohet me shpejtësi të tillë siç është rasti me konceptin e drejtësisë së tranzicionit.  Për më pak se 60 vite, koncepti i drejtësisë së tranzicionit arriti që nga një përjashtim të bëhet rregull. Fillime të caktuara të konceptit të drejtësisë së tranzicionit mund të gjejmë edhe në antikë, por megjithatë, gjykimet në Ninberg dhe Tokio, pas luftës së dytë botërore, konsiderohen si pikënisje e konceptit të drejtësisë së tranzicionit. Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, rënies së regjimeve në Amerikën e jugut, Spanjë, Portugali, si dhe rënies së komunizmit në Europën qendrore, lindore dhe juglindore, konflikteve në Afrikë dhe gjithsesi rënia e Jugosllavisë dhe konfliktet të cilat ishin si rrjedhojë e shpërbërjes së saj, hapën hapësirë të mjaftueshme që ky koncept të zhvillohet në mënyrë drastike në 60 vitet e fundit.

Megjithatë, teoricienët të cilët merren me këtë koncept dhe përkundër rritjes së tij të tillë, ende kanë problem me gjetjen e një definicioni përgjithësisht të pranuar.  Shpesh mund të hasen përpjekjet që koncepti i drejtësisë së tranzicionit të jetë i shpjeguar me anë të numërimit të mekanizmave të tij themelorë (gjykime penale, amnesti, komisione për të vërtetën, lustracione dhe programe për riparime). Në qarqet akademike ekzistojnë definicione të cilat të drejtën e tranzicionit e definojnë si përgjigje juridike për krimet e bëra gjatë kohës së regjimeve represive. Krahas këtyre definicioneve të cilat drejtësinë e tranzicionit e definojnë me anë të prizmës së ballafaqimit me shkeljen e të drejtave të njeriut, të cilat janë rezultat i konfliktit të luftës. Kohëve të fundit fillon të dominojë definicioni i Qendrës Ndërkombëtare për drejtësi të tranzicionit, e cila thotë se me drejtësi të tranzicionit nënkuptohet vendosshmëria e një shoqërie që gjatë tranzicionit nga konflikti apo regjimi represiv,  të kalojë në paqe, demokraci dhe në sundimin e së drejtës, të ballafaqohet me të kaluarën ku janë bërë shkelje serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut. Nga e gjithë lartëpërmendura, lehtë mund të vijmë në përfundim se koncepti i drejtësisë së tranzicionit përdoret në periudha të tranzicionit në shoqëri post konfliktuale dhe post represive, gjegjësisht, në periudha kur këto shoqëri bëjnë tranzicion drejt paqes, demokracisë dhe drejt sundimit të së drejtës. Motivi themelor pas këtij koncepti është se një shoqëri me doemos duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj ku janë bërë shkelje serioze dhe sistemike të së drejtave të njeriut me qëllim të ndertojë paqe, demokraci stabile dhe sundim të së drejtës. Pikërisht gjatë definimit të konceptit të drejtësisë së tranzicionit shpesh nisemi nga pozicioni se koncepti i drejtësisë së tranzicionit dhe qëllimet e tij janë një gjë e mirë dhe pozitive. Megjithatë, duhet marrë parasysh se ekzistojnë dhe teoricientë, të cilët shohin në mënyrë negative për këtë koncept duke konsideruar që koncepti i drejtësisë së tranzicionit në themelet e saja është drejtësi retroaktive dhe nuk kontribon as për tranzicion më të shpejtë drejt paqes dhe demokracisë, e as për të qenë e kënaqur drejtësia, por mund të paraqet rrezik për shoqëritë e brishta, sepse i fut në konflikte dhe ndarje të mëtejshme. Rrezik i cili mund të keqpërdoret për qëllime politiko partiake dhe për shkelje të mëtutjeshme të të drejtave të njeriut. 

Megjithatë, pjesa më e madhe e teoricienëve konsiderojnë se koncepti i së drejtës tranzitive kontribon në mënyrë pozitive drejt procesit të konsolidimit demokratik sepse kontribon për promovimin dhe mbrojtjen e stabilitetit, paqes dhe demokracisë në shoqëritë post konfliktuale dhe post represive. Viteve të fundit pohimet e tilla teorike gjithnjë e më shumë fillojnë të vërtetohen me anë të zbatimit të të dhënave dhe hulumtimeve statike. Hulumtimet e tilla statistikore flasin se mekanizmat e drejtësisë së tranzicionit ose kanë efekt pozitiv ose nuk kanë asefekt pozitiv e as negativ mbi procesin e konsolidimit demokratik në një shoqëri tranzicioni.

Vendi i drejtësisë së tranzicionit në shoqërinë maqedonase

Dera për implementimin e konceptit të drejtësisë së tranzicionit në shoqërinë maqedonase ishte dhe ende është tërësisht e hapur sepse shoqëria maqedonase përveç përvojës me konfliktin e luftës të vitit 2001, gjithashtu kishte edhe përvojë me regjim totalitar në priudhën prej vitit 1945 deri në vitin 1991. Dhe derisa në shoqërinë maqedonase shpesh flitet për ballafaqimin me të shkuarën problematike e cila është rezultat i konfliktit të luftës së vitit 2001, nevoja për ballafaqim me të shkuarën problematike e cila është pasojë e regjimit komunist të periudhës nga viti 1945 deri në vitin 1991, shumë pak vihet në dukje. Nga një gjendje kur kjo çështje plotësisht u injorua gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit njëzet, shoqëria maqedonase e periudhës prej vitit 1998 deri në vitin 2006 bëri përpjekje të caktuara për aktualizimin e kësaj teme, që në fund, pas vitit 2006, tema për ballafaqimin me të kaluarën komuniste krejtësisht të jetë e keqpërdorur për hakmarrje dhe për qëllime politiko partiake me anë të implementimit të procesit skandaloz për lustracion dhe keqpërdorimin e fatit të viktimave të regjimit komunist  (Shkupi 2014) për poena partiake dhe motive korruptive ekonomike. Sipas kësaj, raporti i shoqërisë maqedonase karshi të shkuarës komuniste mund ta ndajmë në tre periudha më të mëdha.

Periudha e parë (vitet 1991-1998), gjegjësisht periudhë ku mund të shohim injorim total të nevojës për ballafaqim me të shkuarën problematike komuniste të shoqërisë maqedonase.

Periudha e dytë (vitet 1998-2006), gjegjësisht periudhë në të cilën shoqëria maqedonase përpiqet të ndërmerr hapa të caktuara në luftën me të kaluarën e saj komuniste, por të njejtën e bën shumë butë dhe në mënyrë të pamjaftueshme.

Periudha e tretë (vitet 2006-2017), gjegjësisht periudhë në të cilën procesi i ballafaqimit me të shkuarën komuniste në shoqërinë maqedonase po keqpërdoret për qëllime partiako politike, hakmarrje dhe revanshim.

Marko Krtolica punon si docent tek Katedra e së drejtës kushteuese dhe sistemit politik në Fakultetin e drejtësisë ,,Justiniani i parë” në Shkup. Është diplomuar për studime politike në Fakultetin e drejtësisë ,,Justiniani i parë” në Shkup. Pas diplomimit është regjistruar në studime master të Inegrimeve Europiane dhe regjionalizëm të organizuara nga Universiteti Karl Francens në Grac dhe universiteti autonom nga Barselona. Studimet e tij të magjistraturës i ka mbaruar në vitin 2010 dhe me atë është bërë magjistër i studimeve europiane. Gjatë vitit 2012, Marko Krtolica ëshë regjistruar në studimet e doktoratës për sistem politik në Fakultetin e drejtësisë ,,Justiniani i parë” në Shkup. Doktoroi në vitin 2019 me temën ,,Drejtësia e tranzicionit dhe zbatimi i saj në ballafaqimin me të shkuarën komuniste në Europë.”

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.