Autor: Vasilka Dimitrovska

Engjëlli që pret shpëtim-Dedikim Kurbinovës

Një peizazh si në film. Në një majë kodre në fund të fshatit Kurbinovo, me pamje nga liqeni i Prespës, gjendet një kishë e vogël njëkatëshe kushtuar Shën Gjergjit. Portreti i dhuruesit është shumë i dëmtuar dhe nuk ekzistojnë të dhëna tjera të shkruara për themeluesin përveç mbishkrimit në altar që është pikturuar në prill të vitit 1191, por me siguri është e ndërtuar të paktën një vit më parë.

Kisha "Shën Gjergji" në fshatin Kurbinovo ka rëndësi të jashtëzakonshme kulturo-historike dhe artistike jo vetëm për Maqedoninë Veriore, por edhe për pikturën mesjetare botërore. E ndërtuar si pjesë e traditës së ndërtimit të Bizantit të Kostandinopojës, në hartën e vlerave botërore përveç arkitekturës së kishës, ekziston edhe një pikturë unike afreske. Me ca dëme, ansambli i pikturuar është i ruajtur pothuajse i plotë dhe konsiderohet si një nga arritjet më të bukura bizantine që nga mbretërimi i dinastisë Komnen.

Veçantia e pikturimit është në futjen e risive ikonografike, përderisa shkrimi artistik i piktorëve të panjohur kurbinas regjistron personazhet e shenjtë që janë zgjatur "në mënyrë manistike", me veshje të shkëlqyera që duket se notojnë në hapësirë. Personazhet të renditur në skena të balancuara në mënyrë të përkryer, janë me një ngarkesë të brendshme aq emocionale, që nuk ju lë të qetë gjatë pasi të keni lëshuar këtë vend të shenjtë. Statusi i kishës si një thesar kombëtar konfirmon edhe segmentin e afreskut të Arhangel Gavrilit i ashtuquajtur "Engjëll nga Kurbinovo" i marrë nga një prej afreskave të altarit, e cila gjengjet në banknotën maqedonase 50 denarëshe.

Mu për këto fakte, tempulli në fshatin Kurbinovo tërheq vëmendjen e hulumtuesve, arkitektëve, diplomatëve, turistëve dhe dashamirëve botëror të artit mesjetar.  Vijnë nga e gjithë bota për të shijuar këtë pjesë të shkëlqyer të artit që mban një vend të veçantë si një xhevahir në kurorën e artit bizantin. Jo rastësisht, në brigjet e Liqenit të Prespës në qershor të vitit 2018, Maqedonia përmbylli marrëveshjen historike me të cilin zgjidhi një mosmarrëveshje dekadëshe për emrin me Greqinë. Me këtë riemërtim të emrit, shteti shikoi drejt së ardhmes duke hedhur shikim në të kaluarën e saj të thellë antike.

Por ndërkohë, përderisa afresku i çmuara zhduket para syve tanë, kisha e Shën Gjergjit është shënjestër e grindjeve politike me dekada. Një artikull nga “New York Times” në vitin 2019 ka ngritur nivelin e alarmit për këtë tempull, i cili për momentin  është i mbuluar me skele dhe nuk përfaqëson vetëm një monument kulture i mbrojtur me ligj, por edhe një pikë referimi për konfliktet në politikat kulturore të Maqedonisë që janë të ndikuara nga rivalitetet lokale dhe rajonale.

Si një donator kryesor financiar i proceseve mbrojtjesë, më së shpeshti paraqitet qeveria e Maqedonisë Veriore, e cila luan rol kryesor në çdo projekt me rëndësi kulturore për shtetin. Në shënjestër të kritikave, me vite ishte grupi i mëparshëm i  Ministrisë së Kulturës, i cili financat i hudhi në projektin e dsikutueshëm të “Shkupit 2014”, përderisa kisha në Kurbinovo mbeti pa mbështetje financiare për më shumë se një dekadë dhe restaurimi u ndërpre për shkak të "analizave të mëtejshme". Ekspertët kanë theksuar vazhdimisht nevojën për punë urgjente në objektin, i cili gjithnjë e më shumë përkeqësohet nga restaurimi i dobët.

Përveç objektit, edhe rrethina është e lënë pas dore. Rruga është e pa sinjalizuar, e paasfaltuar dhe në gjendje të keqe, dhe kisha nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t’i pranuar turistët të cilët vijnë për ta vizituar. Ata që arrijnë të gjejnë rrugën për në tempull, shpesh janë të mirëpritur nga vendasit që kujdesen për të dhe i bëjnë thirrje qeverisë lokale për ndihmë. Pas ruajtjes së pasuksesshme të afreskeve në të kaluarën dhe përgjithësisht gjendjes së dobët të arkitekturës, sot tempulli ka ngecur në labirintet e çuditshme të procedurave administrative.

***

Përkundër shumë studimeve të deritanishme, misteri i ndërtimit të kishës pranë liqenit të Prespës në kufirin midis Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mbetet i pazgjidhur dhe rrit më tej hijeshinë e tij. Ambasadorët e huaj në Maqedoninë Veriore e karakterizojnë kishën në Kurbinovo si një përzierje të Romës dhe Bizantit, një simbol i trashëgimisë së përbashkët kulturore evropiane për atë se çfarë Europe dëshirojnë të ndërtojë politikanët. Por kisha e shekullit të 12-të në fshatin Kurbinovo është një përshkrim shembullor i neglizhencës së një shteti mbi të vetin, si dhe trashëgimisë kulturore botërore. Është e qartë se "Engjëlli i Kurbinovës" i cili çdo ditë dhe plotësisht spontanisht kalon nëpër duart tona si një "mjet blerjeje" dhe një imazh i ngrirë i së kaluarës së largët edhe gjatë do të presë "shpëtimin" e tij.

Vasilka Dimitrovska është magjishtër në arkeologji, menagjer për tashëgimi kulturore dhe drejtore e HAEMUS – Qendër për kërkime shkencore dhe promovim të kulturës me seli në Shkup

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.