Autor: Milena Karapetrović

ANA FEMËRORE E PAQES

Në hapësirën publike sot, fjala "paqe" dhe më shpesh fjala "luftë", në masë të madhe ende për çdo ditë po (keq)përdoret nga politikanët për politikë përditshme. Të dy fjalët zakonisht paraqiten në media në kontekstin e tregimeve kushtuar viktimave dhe veteranëve të luftës, si dhe raporteve për të vdekurit ose të plagosuritzonat e minuara të lëna anash. Pothuajse një çerek shekulli pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes së Dejtonit në Bosnjë dhe Hercegovinë, kujtimet e luftës janë ende të freskëta. Nëse shohim nga një këndvështrim i gjeneratave të ndryshme, është e qartë se për ata që kanë lindur gjatë luftës, dhe më vonë, koncepti i luftës është vetëm diçka për të cilën shkruhet në libra, kujtimet e prindërve të tyre dhe lidhja e paqartë me hapësirën në të cilën jetojnë. Në këtë kuptim, koncepti i paqes vepron si diçka e largët, diçka për të cilën nuk është e nevojshme të mendohet, diçka që nënkuptohet. Për ata që e dinë se çfarë është paqja, sepse vetë e kanë përjetuar dhe mbijetuar luftën, ajo kujtesë është shumë e largët. Të rikujtosh do të thotë të kthehesh në një vend ku ka dhimbje, ftohje, frikë, një kërcënim i plotë ekzistencial. Në këtë kuptim, ata preferojnë të bëjnë një zgjedhje racionale dhe bindshëm të largohen nga ajo periudhë. Pavarësisht nëse këtë e bëjmë sepse refuzojmë të dimë më shumë rreth luftës dhe paqes, ose sepse duam të harrojmë historitë e luftës dhe paqes, kjo nuk është e mundur për Ballkanin dhe nuk është diçka që mund të shtypet dhe lihet anash.

Trajtimi i vërtetë me të kaluarën edhe më tej qëndron aktuale. Por kjo ndodh në grupe të vogla, kryesisht me iniciativën e atyre që janë të lidhur me organizata joqeveritare dhe punojnë në shoqërinë civile. Pavarësisht që aktivitetet e tilla janë më pak të shfrytëzuara nga media dhe për këtë arsye janë më pak të dukshme, nuk do të thotë se ato janë më pak të rëndësishme nga fjalët e politikanëve. Përkundrazi. Indi social shkatërrues nuk rinovohet nga lart, me disa rregullore, por nga pëlhura e përditshme e qetë dhe e padukshme që nganjëherë mezi vërehet, por krijon themelet për një të ardhme të ndryshme dhe më të mirë.

Shkrimtarja Svetlana Aleksieviç, në librin e saj Lufta nuk ka fytyrë femërore”, shkruan fjalinë e mëposhtme: "Lufta femërore ka ngjyrën e vet, erën e vet, kujtimet e veta dhe hapësirën e vet për ndjenja. Ka fjalët e veta. Nuk ka heronj, as shkathtësi të jashtëzakonshme, ka vetëm njerëz që merren me punë jonjerëzore dhe njerëzore. Dhe nuk vuajnë vetëm ata (njerëzit!), por edhe toka, zogjtë dhe pemët". Një gjë e tillë mund të thuhet për anën femërore të paqes. Fjala "luftë", pavarësisht a do shkruhet me shkronjë të madhe, ose do të quhet dhe theksohet ndryshe, shqiptohet nga burrat – gjeneralët ushtarakë, ushtarët. Fjala "paqe" me shkronjë të madhe, ose e theksuar ndryshe, e shqiptonjë burrat - politikanë.

Kornizat institucionale të rëndësishme si dokumenti – Rezolucioni 1325 i Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara "Gratë, paqja dhe siguria" - tregon se si vendet e shekullit 21 me gjuhën e politikës dhe mekanizmat gjinorë ende përpiqen ta bëjnë të dukshme anën femërore të paqes. Ndonëse nganjëherë janë në kontekst shoqërisë civile, këto tema të mëdha dhe të rëndësishme jetësore, të mbuluara me fjalor qartë burokratik (qëllimet e projektit, realizimi i planit të projektit dhe prezantimi i rezultateve të kërkimit) gjatë kohës së takimeve të tilla, njohjeve, shkëmbimit të përvojave, diku në mbledhjen dhe marrjen e vazhdueshme të kujtimeve krijon një imazh për atë se çfarë do të thotë dhe sa vlen të bërit në diçka që mund të përshkruhet si "ndërtim i paqes".

Larg historive të mëdha mediatike për (jo)negociatat dhe konfliktet verbale të politikanëve, aferave, krimit, në margjinat mund t’i gjejmë shënimet e shkurtra mbi aktivitetet e shoqërisë civile, që përfaqëson vetëm një kujtesë vogël për punën e rëndë të vazhdueshme të grave në aktivizmin paqësor dhe edukimin në ndërtimin e paqes. Si shembuj, këtu është libri i Zilka Spahi Shiljak “Shkëlqim i njerëzimit: tregimet e jetës së paqebërëseve në Bosnje dhe Hercegovinë (2013) rreth 11 grave të jashtëzakonshme që nuk kursejnë veten kur duhet të synojnë për një jetë më të mirë, por mbeten të befasuar se përvoja e tyre është e rëndësishme dhe se për duhet flitur. Dhe ky zë është krejt i ndryshëm nga ai i pritshmi fitimtar,ushtarak. Z. Spahiq Shiljak do të shkruaj: "Paqëbërëset në këtë libër nuk janë gra të përsosura, dhe mund të gabohen dhe të tremben për një moment si gjithë të tjerët, por ajo që i veçon këto gra të zakonshme nga të tjerat është fuqia për t'u ngritur dhe bërë diçka që të tjerët ta kenë më mirë". Është e rëndësishme të theksohet ajo forcë, e cila në të vërtetë rezulton nga ndjeshmëria. Prandaj, autorja e këtij libri thekson rëndësinë e dëgjimit të zërave të të tjerëve, pasi ne Bosnjë dhe Hercegovinë ende temat e dialogut dhe pajtimit nuk pranohen përgjithësisht dhe nuk inkurajojnë dialog publik dhe kulturë paqeje, gjë që e ndërlikon shumë punën e atyre që janë përkushtuar të ".

Nga këto dhe tregime tjera të humbjeve, zhdukjeve, largimeve, viktimave, lind historia e krijimeve, lindjeve, fillimeve të reja, jetës. Në këto histori të obligimeve të përditshme, të shënuara jo aq shumë me frikën nga shkatërrimi dhe kërcënimi fizik, por nga pasiguria ekonomike dhe politike, përsëri thurren tregime reja të grave të cilët harrojnë monotoninë e përpjekjeve dhe obligimeve të përditshme. Ata janë këtu për të na treguar gjithnjë duhet të ngulmojmë në kërkimin e kuptimit dhe domethënies së jetës të kthyer kah tjetri/tjera. Historia e ndërtimit të paqes nuk është vetëm një frazë boshe, ajo është shumë më tepër se kaq – ajo është nderim i jetës, dhe jo vdekjes. Dhe jo ajo e jetës së zakonshme, por e një jete vle të jetohet (livable life), siç e quan teoricientja Judith Butler.

Milena Karapetrovic është një filozofe dhe feministe. Është autore e librit labirinthet e qenies”. Diskutim Ontologjik (2014), “Mall për Europën. Themelet filozofike të idesë për Europë dhe identitet europian (2010) dhe Ajo ka një emër. Mbi filozofinë dhe feminizmin (2007). Punon në Fakultetin Filozofik në Universitetin Banja Luka.


 

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.