Lajme të rreme-fenomen global për të cilin ende nuk ka zgjidhje

Ka pasur, ka dhe do të ketë lajme të rreme. Ato nuk janë diçka e re, egzistojnë që kur egzistojnë dhe lajmet e vërteta. Por mënyrat dhe metodat me anë të së cilave ato prodhohen dhe përhapen janë të reja. Shkathtësitë bashkëkohore të komunikimit, teknologjia e avancuar, hovi i rrjeteve sociale dhe rritje  vazhdueshme e numrit të përdoruesve të tyre, i dha hov prodhimit dhe zhvillimit masiv të lajmeve të rreme.

Pamundësia e kontrollit të onlajn hapsirës mediatke në komunikim me të drejtën demokratike që garanton shprehje të lirë e cila shfrytëzohet maksimalisht në rrjetet sociale, krijon tokë pjellore për kultivimin dhe rritjen e lajmeve të rreme, dhe pastaj efektet që pasojnë në demokraci të brishtë por edhe të fuqishme.

Por edhe pse ato ekzistojnë dhe prodhohen gjithmonë, opinion public e ngriti zërin pas dy situatave botërore për të cilat pak njerëz shpresonin dhe u parashikonin një rezultat të tillë-Bregzit dhe fitorja e Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këto dy ngjarje të cilat ndodhën në vitin 2016 e aktivizuan alarmin e kuq në kërkim të zgjdhjes së problemit. Por zgjidhja nuk është e lehtë dhe e thjeshtë dhe deri më tani s’ka ndonjë ndryshim thelbësorë por vetëm sipërfaqësorë.

 

Maqedonia-fabrikë e lajmeve të rreme

Termi lajme të rreme dhe propagandë nuk është i ri dhe i panjohur në Maqedoni. Gjatë kohës së qeverisjes së VMRO DPMNE-së dhe Nikolla Gruveksit ishin hapur me dhjetra media, më shpesh portale të cilat prodhonin lajme të rreme dhe në masë të madhe përphapnin propagandë në dobi të partisë së atëhershme qeverisëse. Lufta kundër atyre lajmeve të rreme nuk ishte mjaft e fuqishme për atë maqineri, me kapital të huaj të dyshimtë, e cila kishte ndikim të madh në opinionin publik pothuajse një dekadë.

Megjithatë, famën botërore, në kontekst negative, Maqedonisë ia solli Velesi. Për herë të dytë. Herën e parë Velesi ishte i famshëm ne vitet e nëntëdhjeta me mafijën e Frankfurtit. Herën e dytë i gjithë opinion botërorë dëgjoi për Velesin në vitin 2016 kur qyteti mori emër “fabrika për lajme të rreme”. Me qindra ueb faqe me lajme të rreme dhe propagandë në dobi të Donald Tramp, kandidatë i atëhershëm i partisë Republikane për President u krijuan në qytetin e vogël me 40.000 banorë, në gjysmë ore largësi nga kryeqyteti Shkupi.

Emër i ngjajshëm me një media të njohur (më se shpeshti amerikane), fotografi të vjedhura të paautorizuara, tekst i shkruar me një anglishte profesionale, dhe më e rendësishmja-tituj bombastik dhe senzacional ishin (dhe janë) reçeta për lajmë të rremë e cila mund të tërheqë shumë interes dhe më e rendësishmja nga të gjithë-klikime. Klikimet janë veçanërisht të rëndësishme në këtë histori. Çdo klikim do të thotë para, por në të njejtën kohë çdo klikim do të thotë rritje të lexueshmërisë gjegjësisht dezinformimit të publikut. Në prillë të vitit 2016 kur askush s’mund të imagjinonte se Donal Tramp do të bëheje lider i SHBA-ve, erdha në dijeni se ueb faqe që përphapin propagandë në dobi të Tramp janë të regjistruara në Maqedoni, më saktësisht në qytetin e Velesit. Me pak hulumtim në internet, erdha tek të dhënat e një pjese të ueb faqeve të regjistruara në Veles, mes të cilave ishin edhe emrat e atyre që i kanë regjistruar, numrat e tyre të telefonit dhe adresës së banimit. Nisur nga kurreshtja pse dikush do të shkruante pozitivisht për Tramp kurse negativisht për kundërkandidaten Hillari Klinton, ndërsa gjendet me qindra kilometra larg nga situate politike në SHBA, vendosa t’i kërkoj pronarët  portaleve dhe t’i pyes cili është motivacioni i tyre për administrimin e faqeve të tilla. Kur i mora në telefon ishin të gatshëm për bisedë. Më thanë se motivacionin e kanë thjeshtë të natyrës financiare dhe më shpjeguan se si nëpërmjet Google AdSense (platform për reklamimin e sajtve nëpërmjet reklamave të Google) mund të fitohen para nëse mjaftë njerëz i klikojnë linqet që shpiejnë tek faqet e tyre. Ajo ishte e para dhe e vetmja që dikush nga industria e lajmeve të rreme nga Velesi të flaës me emër dhe mbiemër të plotë. Por, situate krejtësisht u ndryshua kur Tramp, për shumë njerëz papritur, i fitoi zgjedhjet dhe u bë president i njërit prej shteteve më të fuqishme të botës. Menjëherë pas fitores së tij, sytë e gjithë opinionit u drejtuan kah Velesi. Media të njohura botërore, televizione, gazeta, portale, magazine online filluan të arrijnë në Maqedoni disa ditë pas fitores së Tramp. Diçka që në Maqedoni s’kishte ndodhur pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Vëmendje të tillë mediatike nuk ka shkaktuar as nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Të gjithë i parashtronin dy pyetjet e njejta. Pse dikush në Veles do të punonte në dobi të Tramp dhe a i ndihmuan këto ueb faqe Trampit që të fitojë. Përgjigjete këtyre dy pyetjeve ende nuk janë krejtësisht të njohura ndonëse kanë kaluar tre vite nga ato zgjedhje presidenciale, kurse SHBA-të përgaditen për zgjedhjet e ardhëshme vitin tjetër. Përgjigjet nuk i morën as mediat me famë botërore, kurse disa prej tyre, në kërkim të së vërtetës edhe vetë gjeneruan lajme të rreme. Përse? Sepse një pjesë e publikuesve të lajmeve të rreme në kuptimin e plotë të fjalës i gënjenin. Gjithmonë duke folur në mënyrë anonime dhe pa dëshmi për atë që thuhet, mediave u ishte lënë të vlersojnë se a u thuhet e vërteta, gjysma e së vërtetës, e vërteta e përziet me fakte të rreme apo gënjeshtër e plotë. Dhe mundej të gjendet gjithçka nga pak. Mbi të gjitha, disa nga burimet kërkonin (dhe merrnin) para që në mënyrë anonime ta ritregojnë historinë. Kurse në gazetari është i mirënjohur rregulli etik që “ burimi nuk duhet të paguhet”. Njëra nga arsyet është që nëse e paguan, atëherë asnjëherë, pra absolutisht asnjëherë nuk mund të jesh i sigurtë që ta tregon të vërtetën ose ta thotë atë që dëshironë ta dëgjosh sepse e ke paguar.

Dhe kështu, në Veles do t’ju tregojnë histori për ekipin televiziv britanik i cili duke nxituar të marrë përgjigje që do të ishte e para dhe ekskluzive, inçizoi një banorë të Velesit i cili u tregoi për punën e tij me lajmet e rreme, kurse ai në fakt asnjëherë nuk ka punuar në faqe të tillë.

Ndonëse askush nuk mundet në mënyrë të sigurtë ta masë ndikimin që e kanë hasur këto sajte tek fitorja e Trampit, mjaftueshëm flet fakti se prej disa prej lajmeve më të lexuara për Trampin në periudhën parazgjedhore kanë qenë te krijuara dhe të publikuara në Veles, kurse njëri nga më të lexuarit dhe më i shpërndari është lajmi “ Papa e mbështeti Trampin për President”. Sigurisht që i rremë ajo që me siguri është e njohur është se një grup i madh nga Velesi përfituan mirë nga ky biznes.  Një pjesë prej tyre të cilët përveç që shkruanin lajme të rreme, krijonin dhe grupe fejsbuku që arrinin deri në disa miljonë ndjekës të cilëve ua shpërndanin këto lajme të rreme në “kohën e artë”, përfitonin disa mijë dollarë në ditë dhe në këtë mënyrë një person i ri i moshës 19 vjeçare mund t’i lejojë vetes të blejë kafene në Veles, makina dhe motoçikleta të shtrenjta, udhëtime luksoze e të tjera. Pasiqë fitori Tramp, përsëri i kontaktova personat nga Velesi të cilët folën me emër dhe mbiemër herën e parë. Por situate kët herë ishte krejt ndryshe. Ishin nervoz dhe nuk donin të flisnin, më akuzuan që ua kam prishur biznesin dhe se kanë humbur shumë para.

 

Cila është dhe a ekziston zgjidhja ?

Fejsbuk dhe Gugëll, pasiqë i gjithë opinion gishtin e drejtoi drejt tyre, filluan të ndërmarrin masa. Platform e reklamimit Google AdSense i ndërprejnë reklamat e atyre faqeve ( me anë të së cilës u ndërpre përfitimi) kurse fejsbuk bllokoi dhe ndërpreu shumë profile të rreme të cilat përhapnin lajme të rreme (që ndikoi në vizitimin e atyre faqeve). Por edhe ajo zgjidhje është e përkohshme.

Gjithmonë mund të bëhen  profile si dhe grupe të reja, edhe pse fejsbuku thotë se punonë në argoritme. Vetë qytetë që kanë njohuri në sferën e mediave në SHBA dhe në Maqedoni dhe kudo në botë, nuk do tu besojnë teksteve bombastike me tituj senzacionalë, të shkruara në mënyrë komentative dhe të njëanëshme pa burime dhe dëshmi. Do të dinë t’i identifikojnë kurthet të cilat bëhen vetëm të detyrohet lexuesi të klikojë një tekst të caktuar dhe do t’i identifikojnë mënyrat me anë të së cilave bëhet manipulim i qellimshëm i opinionit publik.

Por ai proces është i gjatë dhe jo i thjeshtë. Derisa most ë arrihet tek ai qëllim, nuk duhet të habitemi nëse na ndodh ndonjë “Bregzit” i ri, ndonjë befasi si Tramp ose qeverisje me dhjetëra vite të regjimeve autoritare gjithandej nëpër botë.

Author: Simona Atanasova është një gazetare e diplomuar me shumë vitr përvojë pune në media dhe organizata joqeveritare. Si gazetare ajo ka punuar në gazetën e përditshme "Nova Makedonija" dhe në agjencinë e lajmeve Meta. Ajo shkruan artikuj edukativë për shkrim-lexim mediatik dhe komente për KriTink dhe Shërbimin për kontrollin e fakteve të medias. Aktualisht, ajo punon si kordinatore komunikimi në Institutin për Demokraci "Societas Civilis".

PROČITAJTE I OVO

Kolumnet ynë

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Mohim i përgjegjësisë

Kolumnet “Ballafaqimi me të kaluarën” është pjesë e uebfaqes rajonale për tematikën e ballafaqimit me të kaluarën www.dwp-balkan.org. Ky blog shërben si një platformë online për debate konstruktive rreth temave që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Pikëpamjet e shprehura në këtë blog janë të autorëve/blogerëve dhe jo detyrimisht përfaqësojnë pikëpamjet e organizatës forumZFD (forumi për Shërbimin Qytetar për Paqe). Inkurajojmë kopjimin dhe shpërndarjen e këtij materiali, me kusht që teksti të mos modifikohet dhe që të përfshihet referenca e duhur e uebfaqes dhe emri i autorit. Kopjimi dhe rishpërndarja janë pa pagesë.