Numri 14

EDITORIALI ~ Numri. 14 - 04/2020

Të dashur Lexues,

Ballafaqimi me të kaluarën është temë e vështirë për t’u trajtuar, sidomos në Ballkanin Perëndimor, rajon me prirje për konflikte. Para se platformat online të shfaqeshin në mënyrë dramatike, çdo e vërtetë e konflikteve ishte e cënueshme nga manipulimet prej udhëheqësve dhe mjeteve të tyre të propagandës për të ringjallur mitet e kombeve të mëdha. Tani, këto të vërteta i nënshtrohen të menduarit kritik aq shumë të nevojshëm dhe duket se media sociale dhe platformat mediatike mund të jenë mjete që i riformësojnë këto procese, sidomos në aspekt të transparencës dhe kontrollit të fakteve. Sidoqoftë, hapësira online ka mangësitë e veta, sidomos kur trajton çështje të ndjeshme si ato që kanë të bëjnë me konfliktet e së kaluarës. Natyra ‘i hapur për të gjithë’ e internetit dhe platformat “instante” që na siguron media sociale nënkuptojnë se të gjithë mund të shkruajnë, postojnë apo ndajnë çdo mendim që e shohin si të “vërtetë” dhe bashkë me të, të arrijnë tek audienca të mëdha, me shpejtësi.

Author: Vladan Đukanović
04.05.2020
Të kujtuarit i së kaluarës në media sociale

Author: Srđan Puhalo
04.05.2020
Ballafaqimi me të kaluarën në kohërat digjitale / në kohërat e mediave sociale

Author: Besnike Salihu
04.05.2020
Përballja me të kaluarën e dhimbshme çdo ditë: vështirësitë e ballafaqimit me të kaluarën në epokën digjitale

Author: Jovana Prusina
04.05.2020
Gjykimeve po u vjen fundi – po pastaj?

Author: Fitim Gashi
04.05.2020
Në kurthin e lajmeve të rreme

Author: Belma Buljubašić
04.05.2020
Roli i medias sociale në afirmimin e revizionizmit, rishkrimit të së kaluarës dhe kulturës së harresës

Author: Katerina Smileva
04.05.2020
Media sociale dhe portalet – hapësirë për të tejkaluar apo përforcuar paragjykimet?

Author: Fahri Hiseni
04.05.2020
Pranë, por të panjohur

Impressum ~ Numri. 14 - 04/2020

Kryeredaktore: Vanessa Robinson-Conlon

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegoviq-Boshnjakoviq, Martin Filipovski, Sërgjan Hercigonja, Vjollca Islami Hajrullahu, Nehari Sharri

Autorë: Belma Buljubashiq, Besnike Salihu, Fahri Hiseni, Fitim Gashi, Jovana Prusina, Katerina Smileva, Sërgjan Puhallo, and Vlladan Gjykanoviq

Dizajni (i ballinës): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Gjorgjeviq (BKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip), Zinaida Lakiq (BKS), Zanet Ristoska (maqedonisht), Lauren Hanna (anglisht)

                                                                              

Çfarë është "Balkan.Perspectives"

 

Balkan.Perspectives është revistë rajonale që fokusohet tek ballafaqimi me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Revista botohet nga forumZFD në katër (4) gjuhë dhe është bashkëpunim ndërmjet Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Revista ofron hapësirë për shumëllojshmëri të këndvështrimeve lidhur me ballafaqimin me të kaluarën nga i gjithë rajoni. Duke sjellë një sërë pikëpamjesh, ne synojmë të sfidojmë stereotipet dhe narrativat etnocentrike, të inkurajojmë mendimin kritik dhe debatin më të gjerë për këto tema, si dhe të fuqizojmë qasjet konstruktive ndaj ballafaqimit me ngjarjet e të kaluarës së afërme.


Ju mund të abonoheni në versionin elektronik të revistës duke dërguar një e-mail në adresën: balkan.perspectives@forumzfd.de.


Ne mirëpresim dhe çmojmë mendimet tuaja për revistën tonë dhe shpresojmë se do të kënaqeni duke e lexuar!



BALKAN.PERSPECTIVES